Pozicioni: Përfaqësues Shitjesh B2B (Student/Junior)
Përshkrimi:
“Kosmonte Foods Tirana” shpk, distributore e një brandi të njohur ushqimor ndërkombëtar, kërkon studentë universitarë energjikë dhe ambiciozë për pozicionin Përfaqësues Shitjesh B2B. Ky rol është ideal për studentë që dëshirojnë të fitojnë eksperiencë praktike në treg, të zhvillojnë aftësi profesionale dhe të ndërtojnë karrierë në fushën e shitjeve dhe menaxhimit.
Detyrat:
- Vizita tek klientët ekzistues dhe klientë të rinj potencial (market, minimarket, horeca, biznese lokale).
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët.
- Identifikimi i mundësive të reja për shitje.
- Ndjekja e porosive dhe koordinimi me ekipin e shpërndarjes.
- Raportim i rregullt mbi aktivitetin ditor.
Kualifikimet:
- Student aktual (Bachelor ose Master), preferohet në Ekonomi, Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Energjik, i motivuar dhe i gatshëm për të mësuar.
- I orientuar drejt rezultateve dhe arritjes së targeteve.
- Patente shoferi (kategoria B).
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
ÇFARË OFROJMË:
- Orar fleksibel i përshtatshëm me studimet.
- Pagë bazë + bonus performance.
- Trajnime profesionale në shitje dhe negocim.
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
- Ambient pune dinamik dhe motivues.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.