• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
KOSMONTE FOODS TIRANA SHPK

Menaxher Key Account Lezhe/Shkoder

KOSMONTE FOODS TIRANA SHPK
Apliko
ShitjeJashtë Vendit4 javë më parëFull Time

Punëdhënësi: “KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k

Titulli i punës: Menaxher Key Account, Lezhë / Shkodër

Përshkrimi:

  • Kompani lider në treg në fushën e importit dhe distribuimit të produkteve ushqimore në Shqipëri, Kosovë, Gjermani dhe Dubai. Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania kërkon staf të ri, energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.
  • Pozicioni i Menaxherit Key Account përmban përgjegjësi të larta për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët biznesorë, për të garantuar bashkëpunim, shkëmbim informacioni dhe zgjidhje fleksibile për çështjet që ndikojnë në performancën apo imazhin e kompanisë.

Detyrat:

  • Vizita sistematike e pikave të shitjes të përcaktuara nga Supervizori i shitjes.
  • Kontrolli, mbikëqyrja e produkteve të kompanisë në pikat shitëse.
  • Marrja e porosive nga pikat shitëse dhe dërgesa e menjëhershme në Magazinen qendrore.
  • Mbikëqyrja sistematike në pikat shitëse në mënyrë që të mos ketë mungesë të produkteve në asnjë moment.
  • Analiza e sasisë së porosive me qëllim shmangien e mungesës së produkteve ose mbi ngarkesës.
  • Përgjigjet dhe jep zgjidhje për çfarëdo lëvizje negative në pikat shitëse që mund të ketë ndikim negativ në produktet që tregton kompania apo në imazhin e saj në treg.
  • Raporton për gjendjen në treg, në mënyrë të veçantë për mallrat konkurrente si dhe për çfarëdo vërejtje apo sugjerim tjetër nga blerësit.
  • Mban evidencë ditore për punën në terren, referon vështirësitë eventuale dhe propozon zbatimin e masave të caktuara për raste konkrete.
  • Prezanton produktet e reja te të gjithë klientët të cilët viziton.
  • Percjell skadimin e afateve të produkteve nëpër markete, dhe në mënyrë të veçantë për produktet për të cilat është kontraktuar kthimi i tyre, si dhe hulumton mundësinë e shpërndarjes së këtij malli.
  • Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientët.
  • Rekrutimi dhe rritja e vazhdueshme e klientëve.

Kualifikimet:

  • Arsimi i lartë (Fakulteti ekonomik).
  • Eksperienca të ngjashme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar.
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti.

Duhet t’i përmbahet këtyre rregullave:

  • Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve të Kompanisë.
  • Aftësi të mira komunikuese.
  • Aftësi të mira tregëtimi dhe negocimi.
  • Aftësi për të menaxhuar kohën në terren.
  • Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg. Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.
  • Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti dhe korrektesia.
  • Të ketë aftësi organizative, dhe të ndihmojë në dhënien e ideve të reja.
  • Të ecë me të njëjtin hap me qëllimet dhe synimet e kompanisë.
  • Të ruajë konfidencialitetin dhe të ketë etikë të lartë profesionale.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Ky përshkrim pune nuk është gjithëpërfshirës. Punëdhënësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
  • Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.