Përshkrimi
“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k është një kompani e njohur në treg që vepron në importin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore në Shqipëri, Kosovë, Gjermani dhe Dubai. Kompania ofron punësim të qëndrueshëm, brenda dhe jashtë vendit, me kontratë afatgjatë, si edhe shpërblime e bonuse që varen nga performanca dhe arritjet. Si rezultat i zgjerimit të vazhdueshëm, ajo po kërkon kandidatë të rinj, energjikë dhe me ambicie për zhvillim profesional.
Kompania ka hapur konkurs për pozitën Menaxher Key Account.
Detyrat
- Të realizojë vizita të rregullta në pikat e shitjes të përcaktuara nga Supervizori i shitjeve.
- Të kontrollojë dhe të mbikëqyrë produktet e kompanisë në pikat e shitjes.
- Të marrë porositë nga pikat shitëse dhe t’i përcjellë menjëherë në magazinën qendrore.
- Të ndjekë vazhdimisht gjendjen në pikat shitëse, me qëllim që të mos krijohen mungesa produktesh në asnjë moment.
- Të analizojë sasinë e porosive për të shmangur si mungesat, ashtu edhe tejngarkesën me produkte.
- Të reagojë dhe të ofrojë zgjidhje për çdo zhvillim negativ në pikat shitëse që mund të ndikojë keq te produktet e kompanisë ose te imazhi i saj në treg.
- Të raportojë mbi situatën e tregut, sidomos për mallrat e konkurrencës, si edhe për çdo vërejtje apo sugjerim të ardhur nga blerësit.
- Të mbajë evidencë të përditshme për punën në terren, të referojë vështirësitë e mundshme dhe të propozojë masa konkrete për raste të caktuara.
- T’u prezantojë produktet e reja të gjithë klientëve që viziton.
- Të ndjekë afatet e skadencës së produkteve në markete, veçanërisht për artikujt për të cilët është kontraktuar kthimi, si dhe të shqyrtojë mundësinë e shpërndarjes së këtij malli.
- Të zhvillojë dhe të ruajë marrëdhënie të mira me klientët.
- Të angazhohet në shtimin dhe zgjerimin e vazhdueshëm të bazës së klientëve.
Kualifikimet
- Të ketë arsim të lartë, preferohet Fakulteti ekonomik.
- Të ketë përvojë të ngjashme në fushën e shpërndarjes dhe distribucionit në tregun shqiptar.
- Të posedojë leje drejtimi automjeti.
Kandidati duhet të respektojë këto kërkesa:
- Të tregojë korrektësi dhe disiplinë në menaxhimin e produkteve të kompanisë.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi.
- Të zotërojë aftësi të mira në shitje dhe negocim.
- Të dijë të menaxhojë kohën gjatë punës në terren.
- Të ketë aftësi të mira organizative për zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg.
- Të tregojë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.
- Të dallohet për ndershmëri, integritet dhe korrektësi.
- Të ketë aftësi organizative dhe të kontribuojë me ide të reja.
- Të ecë në të njëjtën linjë me objektivat dhe synimet e kompanisë.
- Të ruajë konfidencialitetin dhe të mbajë etikë të lartë profesionale.
Ky përshkrim i punës nuk i përfshin domosdoshmërisht të gjitha përgjegjësitë. Punëmarrësi mund të angazhohet edhe në detyra të tjera, sipas nevojave të kompanisë.