• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
KOSMONTE FOODS TIRANA SHPK

Menaxher Key Account

KOSMONTE FOODS TIRANA SHPK
Apliko
Biznes & MenaxhimTiranë5 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k është një kompani udhëheqëse në treg që vepron në importin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore në Shqipëri, Kosovë, Gjermani dhe Dubai. Kompania ofron punësim të rregullt si brenda ashtu edhe jashtë vendit, me stabilitet, kontratë afatgjatë, si edhe shpërblime e bonuse që varen nga performanca dhe arritjet. Si rezultat i zgjerimit të vazhdueshëm, ajo po kërkon staf të ri, energjik dhe të motivuar për zhvillim profesional.

Kompania ka hapur konkurs për pozitën Menaxher Key Account.

Detyrat

  • Të kryejë vizita të rregullta në pikat e shitjes që përcaktohen nga Supervizori i shitjes.
  • Të monitorojë dhe të kontrollojë produktet e kompanisë në pikat e shitjes.
  • Të marrë porositë nga pikat shitëse dhe t’i përcjellë menjëherë në Magzinen qendrore.
  • Të mbikëqyrë vazhdimisht pikat shitëse, me qëllim që produktet të mos mungojnë në asnjë kohë.
  • Të analizojë sasinë e porosive për të shmangur si mungesat, ashtu edhe tepricat e produkteve.
  • Të reagojë dhe të ofrojë zgjidhje për çdo zhvillim negativ në pikat shitëse që mund të ndikojë keq te produktet e kompanisë ose te imazhi i saj në treg.
  • Të raportojë mbi situatën e tregut, veçanërisht për mallrat e konkurrentëve, si edhe për çdo vërejtje apo sugjerim që vjen nga blerësit.
  • Të mbajë evidencë të përditshme për aktivitetin në terren, të referojë vështirësitë e mundshme dhe të propozojë masa konkrete për rastet përkatëse.
  • T’u prezantojë produkte të reja të gjithë klientëve që viziton.
  • Të ndjekë afatet e skadimit të produkteve në markete, sidomos për artikujt për të cilët është kontraktuar kthimi, si dhe të shqyrtojë mundësinë e shpërndarjes së këtij malli.
  • Të zhvillojë dhe të ruajë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët.
  • Të angazhohet në rekrutimin dhe zgjerimin e vazhdueshëm të bazës së klientëve.

Kualifikimet

  • Të ketë arsim të lartë, në mënyrë të veçantë Fakulteti ekonomik.
  • Të zotërojë përvojë të ngjashme në fushën e shpërndarjes dhe distribucionit në tregun shqiptar.
  • Të ketë leje drejtimi automjeti.

Kandidati duhet të respektojë këto kërkesa:

  • Të tregojë korrektësi dhe disiplinë në menaxhimin e produkteve të Kompanisë.
  • Të ketë aftësi të mira në komunikim.
  • Të zotërojë shkathtësi të mira në shitje dhe negocim.
  • Të jetë i aftë të menaxhojë kohën gjatë punës në terren.
  • Të ketë aftësi të mira organizative për zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg.
  • Të tregojë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.
  • Të dallohet për ndershmëri, integritet dhe korrektësi.
  • Të ketë aftësi organizative dhe të kontribuojë me ide të reja.
  • Të punojë në përputhje me objektivat dhe synimet e kompanisë.
  • Të ruajë konfidencialitetin dhe të mbajë standarde të larta etike profesionale.

Përshkrimi i punës nuk është gjithëpërfshirës dhe punëmarrësi mund të ngarkohet edhe me detyra të tjera, sipas nevojave të kompanisë.