• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
KOSMONTE FOODS TIRANA SHPK

Key Account manager HoReCa Sarande

KOSMONTE FOODS TIRANA SHPK
Apliko
ShitjeSarandë3 javë më parëFull Time

Menaxher Key Account HoReCa — Sarandë / Gjirokastër

Përshkrimi:

"KOSMONTE FOODS TIRANA" sh.p.k, kompani lider në treg, ushtron aktivitetin e saj në fushën e importit dhe distribuimit të produkteve ushqimore në Shqipëri, Kosovë, Gjermani dhe Dubai. Kompania ofron punë të rregullt, të qëndrueshme dhe me kontrata afatgjata, shpërblime dhe bonuse në bazë të performancës. Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm, kompania është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.

Ky pozicion kërkon përgjegjësi të lartë për t'u përgjigjur kërkesave specifike të klientëve të biznesit (HoReCa). Menaxheri Key Account është përgjegjës për ecurinë, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit me klientin biznes, dhe duhet të ketë aftësi të mira organizuese për zgjidhjen e situatave negative ndaj klientëve të mëdhenj.

Departamenti: Departamenti i Shitjeve

Detyrat:

  • Vizita sistematike e pikave të shitjes të përcaktuara nga Supervizori i shitjes.
  • Kontrolli, mbikëqyrja e produkteve të kompanisë në pikat shitëse.
  • Marrja e porosive nga pikat shitëse dhe dërgesa e menjëhershme në Magzinen qendrore.
  • Mbikëqyrja sistematike në pikat shitëse në mënyrë që të mos ketë mungesë të produkteve në asnjë moment.
  • Analiza e sasisë së porosive me qëllim shmangien e mungesës së produkteve ose mbingarkesës.
  • Përgjigjet dhe jep zgjidhje për çfarëdo lëvizje negative në pikat shitëse që mund të ketë ndikim negativ në produktet që tregton kompania apo në imazhin e saj në treg.
  • Raporton për gjendjen në treg, në mënyrë të veçantë për mallrat konkurrente si dhe për çfarëdo vërejtje apo sugjerim tjetër nga blerësit.
  • Mban evidencë ditore për punën në terren, referon vështirësitë eventuale dhe propozon zbatimin e masave të caktuara për raste konkrete.
  • Prezanton produkte të reja te të gjithë klientët që viziton.
  • Përçjell skadimin e afateve të produkteve nëpër markete, dhe në mënyrë të veçantë për produktet për të cilat është kontraktuar kthimi i tyre, si dhe hulumton mundësinë e shpërndarjes së këtij malli.
  • Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientët.
  • Rekrutimi dhe rritja e vazhdueshme e klientëve.

Kualifikimet:

  • Arsimi i lartë (Fakulteti ekonomik).
  • Eksperiencë të ngjashme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar.
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti.

Duhet t'i përmbahen këtyre rregullave:

  • Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve të Kompanisë.
  • Aftësi të mira komunikuese.
  • Aftësi të mira tregëtimi dhe negocimi.
  • Aftësi për të menaxhuar kohën në terren.
  • Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në terren.
  • Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.
  • Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti dhe korrektesia.
  • Të ketë aftësi organizative, dhe të ndihmojë në dhënien e ideve të reja.
  • Të ecë me të njëjtin hap me qëllimet dhe synimet e kompanisë.
  • Të ruajë konfidencialitetin dhe të ketë etikë të lartë profesionale.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Ky përshkrim pune nuk është gjithëpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Republikës së Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.