KosInvest hap konkurs pune për pozitën
Zyrtar/e Ligjor/e në zëvendësim –
për Zyrën Qëndrore të KosInvest (një pozicion)
KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhuar në Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvillimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive.
Përgjegjësitë Kryesore për Zyrtar/e Ligjor/e në zëvendësim:
- Ofron këshilla dhe udhëzime juridike për stafin dhe menaxhmentin e KosInvest në çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e institucionit.
- Përgatit raporte dhe dokumentacione ligjore për kërkesat e rregullatorit dhe sipas nevojës së institucionit.
- Zbaton dhe monitoron kërkesat që ndërlidhen me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit si dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
- Monitoron ndryshimet në legjislacion dhe rregullore relevante dhe siguron që të komunikohen me kohë tek menaxhmenti i KosInvest.
- Harton dhe përditëson politika dhe rregullore të brendshme që ndërlidhen me fushën ligjore dhe funksionimin e institucionit.
- Përpilon padi, përgjigje ndaj padive, propozime për ekzekutim dhe dokumente të tjera juridike sipas nevojës.
- Përfaqëson institucionin para institucioneve kompetente si gjykata, prokuroria, policia, përmbaruesit privat dhe autoritete të tjera përkatëse.
- Rishikon dhe përgatit kontrata dhe marrëveshje bashkëpunimi me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionet në fuqi dhe politikat e institucionit.
- Merr pjesë si anëtar i komisioneve të brendshme të institucionit.
- Bashkëpunon ngushtë me departamentet dhe punonjësit brenda institucionit për çështje që ndërlidhen me legjislacionin dhe procedurat ligjore.
- Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, sipas kërkesës së menaxhmentit të KosInvest.
Njohuritë, Aftësitë dhe Kualifikimet e kërkuara:
- Kërkohet diplomë universitare në Fakultetin Juridik;
- Preferohet punë e mëparshme në fushën ligjore (p.sh Përmbarues, Auditim të Pajtueshmërisë, Mbrojtje e të Dhënave, AML) së paku 1 vjeçare.
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushat e përgjegjësisë së bankës ose mikrofinancës.
- Njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze në të shkruar dhe të folur (e preferueshme edhe në gjuhën serbe).
- Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës.
- Shkathtësi kompjuterike në Ms Word, Excel, Powepoint.
- Dëshirë për të mësuar dhe për të zhvilluar aftësi në fushën ligjore.
- Është i/e obligueshëm të ketë patent shofer.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Dokumentet e kërkuara:
- CV së bashku me referencat
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është: 21 Maj 2026.