• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
KosInvest

Zyrtar Kreditor Junior (Prishtinë)

KosInvest
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetPrishtinë1 muaj më parëFull Time

KosInvest hap konkurs pune për pozitën:

Zyrtar Kreditor Junior për Prishtinë (një pozicion)

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhuar në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvillmore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive”.

Përgjegjësitë kryesore për pozitën Zyrtar/e Kreditor/e Junior:

  • Identifikimi, kontaktimi dhe vizitimi i klientëve potencialë në terren, duke promovuar produktet e KosInvest.
  • Mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm dhe asistimi i aplikantëve gjatë procesit të aplikimit për kredi.
  • Kryerja e analizave financiare dhe vlerësimeve të kapacitetit pagues, duke përfshirë vizitat në terren.
  • Vlerësimi i rrezikut dhe përgatitja e rekomandimeve për vendimmarrje.
  • Monitorimi i portofolit kreditor, ndjekja e pagesave dhe bashkëpunimi me ekipin për menaxhimin e vonesave.
  • Mirëmbajtja e të dhënave të klientëve në sistemet përkatëse, duke siguruar saktësi dhe konfidencialitet.
  • Ndërtimi i marrëdhënieve pozitive me klientët dhe komunitetin, duke respektuar diversitetin kulturor dhe etnik.
  • Sigurimi që të gjitha aktivitetet kryhen në përputhje me politikat, procedurat dhe standardet e KosInvest.
  • Përgatitja e raporteve ditore dhe mujore sipas kërkesës së menaxhmentit.
  • Pjesëmarrja në trajnime dhe zhvillim profesional.

Zyrtari/ja Kreditor/e duhet të plotësojë kriteret:

  • Diplomë bachelor në Ekonomi, Menaxhment, Administrim Biznesi, Financa, ose fushë tjetër relevante.
  • Përvojë e mëparshme e punës në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ ose Bankë së paku gjashtë (6) muaj.
  • Njohja e parimeve të mikrofinancës, praktikave të huadhënies dhe vlerësimit të rrezikut.
  • Kërkohet që të ketë përvojë në kredidhënie dhe përvojë pune në teren.
  • Duhet të jetë i/ e mirë për të punuar me njerëzit e komunitetit ku ne punojmë.
  • Preferohet të jeni nga komuniteti të cilin synojmë ta shërbejmë.
  • Të ketë njohuri të avancuara në fushën e biznesit dhe bujqësisë.
  • Veti të mira analitike, dhe njohja e pasqyrave financiare.
  • Njohja e zakoneve të klientëve në zonën e operimit.
  • Aftësi shumë të mira në të shkruara dhe në të folur në gjuhën shqipe, preferohen edhe në gjuhën serbe dhe angleze.
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
  • Është i/ e obligueshme të ketë patent shofer.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • referencat

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 12 Maj 2026.