• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
KosInvest

Zyrtar i Lartë Kreditor, Zyrtar Kreditor Junior (Klinë)

KosInvest
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetKlinë3 javë më parëFull Time

KosInvest hap konkurs pune për pozitën si në vijim:

Zyrtar i Lartë Kreditor - për Klinë (një pozicion)

dhe Zyrtar Kreditor Junior - për Klinë (një pozicion)

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhuar në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvillimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive.

Përgjegjësitë Kryesore për Pozitën e Zyrtarit/es së Lartë Kreditor/e:

  • Planifikon, organizon dhe zhvillon aktivitete marketingu dhe promovuese në zonat e caktuara gjeografike për rritjen e portfolios kreditore.
  • Identifikon, analizon dhe menaxhon klientët potencialë në përputhje me politikat dhe procedurat e KosInvest.
  • Udhëheq procesin e kredidhënies nga aplikimi deri te disbursimi dhe monitorimi i kredive.
  • Kryen analiza financiare dhe vlerësim të rrezikut për klientët individualë dhe bizneset.
  • Monitoron cilësinë e portfolios kreditore dhe ndërmerr masa konkrete për menaxhimin e vonesave dhe rikuperimin e kredive.
  • Ofron mbështetje profesionale dhe orientim për stafin më të ri të ekipit kur kërkohet.
  • Siguron komunikim profesional me klientët dhe palët e interesuara, duke ruajtur standarde të larta të shërbimit ndaj klientit.
  • Asiston zyrën ligjore në rastet e ekzekutimeve të kredive sipas kërkesës së Menaxherit të Degës/Rajonal.
  • Zbaton me përpikëri politikat, procedurat dhe rregulloret e brendshme të institucionit.
  • Përgatit raporte dhe informacione të nevojshme për Menaxherin e Degës dhe Menaxhmentin.
  • Pjesëmarrja aktive në trajnimet, takimet dhe aktivitetet tjera të organizuara nga KosInvest.
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së Menaxherit të Degës/Rajonal dhe Menaxhmentit të KosInvest.

Kriteret e Nevojshme për Pozitën e Zyrtarit/es së Lartë Kreditor/e:

  • Diplomë bachelor në Ekonomi, Bujqësi, Financa, Menaxhment ose fushë tjetër relevante.
  • Përvojë e mëparshme e punës të paktën 2 vjeçare, në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ose Bankë, veçanërisht në rolin e Zyrtarit Kreditor.
  • Të jetë i/e aftë të udhëheqë proceset e kredidhënies.
  • Njohuri të mira të parimeve të mikrofinancës, praktikave të huadhënies dhe vlerësimit të rrezikut.
  • Aftësi për të arritur objektivat dhe për të përmbushur targetet e kredidhënies, duke ndjekur standardet dhe procedurat e institucionit.
  • Aftësi për të punuar në bashkëpunim si pjesë e një ekipi dhe në mënyrë të pavarur kur kërkohet.
  • Të jetë i/e aftë dhe i/e gatshëm për të punuar në mënyrë të drejtë me të gjitha grupet etnike.
  • Të ketë njohuri të kërkesave ligjore dhe rregullative përkatëse në industrinë mikrofinanciare.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe (e folur dhe e shkruar). Njohja e gjuhës angleze ose serbe është përparësi.
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe përdorur sisteme të tjera, si Sistemi i Klientëve të Mikrofinancës.
  • Të jetë i/e aftë dhe i/e motivuar për të punuar me njerëzit dhe për të ndihmuar në zhvillimin e komuniteteve lokale.
  • Është i/e obligueshëm/e të ketë patent shofer dhe të jetë i/e gatshëm të udhëtojë brenda Kosovës.

Përgjegjësitë Kryesore për Pozitën e Zyrtarit/es Kreditor/e Junior:

  • Asiston në promovimin e produkteve dhe shërbimeve të KosInvest në zonat e caktuara.
  • Ndihmon në identifikimin dhe kontaktimin e klientëve potencialë.
  • Asiston në procesin e aplikimit, regjistrimit dhe shpërndarjes së kredive sipas procedurave të institucionit.
  • Kryen vizita në teren dhe mbledh informata bazike për klientët dhe aktivitetet e tyre.
  • Monitoron pagesat e klientëve dhe njofton për rastet e vonesave në kredi.
  • Mban komunikim të rregullt dhe profesional me klientët ekzistues dhe potencialë.
  • Mbështet ekipin në aktivitetet operative dhe administrative të degës.
  • Zbaton politikat dhe procedurat e brendshme të KosInvest gjatë kryerjes së detyrave.
  • Pjesëmarrja në trajnimet dhe aktivitetet zhvillimore të organizuara nga KosInvest.
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së Menaxherit të Degës dhe stafit mbikëqyrës.

Kriteret e Nevojshme për Pozitën e Zyrtarit/es Kreditor/e Junior:

  • Përvoja e mëparshme e punës në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ ose Bankë së paku 6 muaj.
  • Student/e apo ata/ ato të cilët e kanë përfundu Fakultetin Ekonomik, të Bujqësisë ose të ngjajshëm, që tregon interes për avancim profesional.
  • Të ketë njohuri bazike në fushën e biznesit dhe bujqësisë.
  • Duhet të jetë i/ e mirë për të punuar me njerëzit e komunitetit ku ne punojmë.
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe njohuri të shitjes.
  • Veti të mira analitike dhe njohja e pasqyrave financiare.
  • Preferohet të jeni nga komuniteti të cilin synojmë ta shërbejmë.
  • Njohja e zakoneve të klientëve në zonën e operimit.
  • Aftësi shumë të mira në të shkruar dhe në të folur në gjuhën shqipe, preferohen edhe në gjuhën serbe dhe angleze.
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
  • Është i/e obligueshëm/e të ketë patent shofer.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Dokumentet e kërkuara: CV së bashku me referencat.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 31 Maj 2026.