Referenca: RFP-2026-KOSINVEST-NET-V3
Data: 13.05.2026
Nga: Institucioni Mikrofinanciar KOSINVEST
Subjekti: Furnizimi me internet të dedikuar për 16 lokacione (HQ, DRC dhe 14 Degë)
KosInvest fton operatorët e licencuar të dorëzojnë ofertat e tyre për shërbime interneti. Kërkohet performancë maksimale dhe stabilitet i garantuar, veçanërisht për Zyrat Qendrore dhe Qendrën e Rimëkëmbjes, të cilat do të shërbejnë si nyja kryesore të komunikimit.
Kërkohet që lidhjet në HQ dhe DRC të jenë plotësisht të dedikuara (1:1 Dedicated) me infrastrukturë fibër optike.
Lokacioni Kapaciteti (Simetrik) IP Publike Statike Shënime Teknike:
KosInvest HQ 300 Mbps 3 IP Publike Lidhje e dedikuar (Fiber) (PRISHTINE)
KosInvest DRC 100 Mbps 2 IP Publike Lidhje e dedikuar (Fiber) (VUSHTRRI)
14 Degët 20 Mbps / secila 1 IP Publike / degë Fiber / Radio Prof.
Infrastruktura e rrjetit menaxhohet nga stafi TI i KosInvest përmes pajisjeve FortiGate. Nga operatori kërkohet:
Lidhje "Raw": Dorëzimi i shërbimit në portën WAN të FortiGate (RJ45 Ethernet).
Bridge Mode: Pajisja e operatorit duhet të konfigurohet vetëm si urë (Bridge). Çdo funksion Routing ose NAT duhet të jetë i çaktivizuar.
IP Publike: Blloku i IP-ve në HQ (3 IP) dhe DRC (2 IP) duhet të jetë i disponueshëm për t'u konfiguruar direkt në interface-et e FortiGate-it tonë (për VPN, Shërbime Publike, dhe Monitorim).
Pa Menaxhim: KosInvest nuk kërkon menaxhim të routerit apo firewall-it nga ana e ISP-së.
Për pikat HQ dhe DRC, kriteret e mëposhtme janë të negociueshme vetëm në rritje:
Disponueshmëria: Minimumi 99.8% për HQ/DRC dhe 99.7% për degët.
Koha e Reagimit: Brenda 1 ore nga raportimi i problemit.
Zgjidhja e Defektit: Maksimumi 3-4 orë për pikat kryesore.
Raportimi: Operatori duhet të sigurojë qasje në monitorim për të vërtetuar që bandwidth-i është i dedikuar.
Ofertat duhet të përmbajnë:
Afati i dorëzimit të ofertave është zgjatur deri më 22 Maj 2026, në ora 15:00.
IMF KosInvest ka të drejtë të anulojë ofertën dhe/ose të ndryshoj karakteristikat e ofertës dhe t’i ftojë pjesëmarrësit për të sjellur sërish ofertat e tyre.