• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Korporata Energjetike e Kosovës

Manipulues i Mekanizmit Operativ (Alb/Srb)

Korporata Energjetike e Kosovës
Apliko
Prodhim & IndustriKastriot3 javë më parëFull Time

KONKURS

Titulli i pozitës: Manipulues i mekanizmit operativ
Institucioni: Korporata Energjetike e Kosovës
Numri i referencës: 07-15.05.2026
Titulli i mbikëqyrësit: I raporton prijësit të ekipit dhe udhëheqësit të ndërrimit në Departamentin e Pajisjeve Ndihmëse
Kohëzgjatja e kontratës: 1 (një) vit me mundësi vazhdimi
Koeficienti/Paga: 767 €
Numri i kërkuar: 15
Vendi i punës: Korporata Energjetike e Kosovës – Obiliq – DPQ

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Bartësi i vendit të punës organizon punën me mekanizimin që i është caktuar dhe kujdeset për gjendjen e mekanizmit (furnizimin me lëndë djegëse, kontrollon vajrat, antifrizin, etj.). Në bashkëpunim me udhëheqësit e ndërmarrjeve dhe prijësit e operativës, obligohet që para fillimit të punës ta kontrollojë makinën në tërësi, vajin në motor, vajin në transmision, vajin e hidraulikës, lyerjen e nyjeve, si dhe ta kryejë punën në bazë të urdhrave të punës që i merr nga personat e autorizuar. Punon me makina të ndryshme sipas nevojës, me ndërrime dhe me orar të zgjatur.

Zbaton dhe respekton rregullat e sigurisë në punë në kuadër të rregullore së KEK-ut. Obligohët që në fund të ndërrimit ta pastrojë makinën dhe t’ia dorëzojë çelësat, fletë-urdhrin dhe informatat mbi gjendjen e makinës dispeçerit të ndërrimit. Nëse makina është në riparim, manipuluesi është i obliguar të jetë pranë makinës. Gjithashtu, obligohet që gjatë ndërrimit t’i kontrollojë dhe pastrojë filtrat e ajrit, varësisht nga vendi ku punon, apo t’i ndërrojë ato. Është përgjegjës për evidentimin e pjesëve të ndërruara dhe serviseve të rregullta në librin e raportit (vajin, antifrizin, naftën, etj.).

Obligohet t’i përmbahet fletës së detyrave para operimit dhe gjatë operimit me pajisje. Varësisht nga pajisja me të cilën punon, duhet ta lajmerojë kohën e servis të rregullt në bazë të orëve/km të kaluara. T’u përmbahet dhe respektojë procedurat standarde operative në KEK. Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejtë.

Kualifikimet dhe profili:

Shkolla e mesme
Patentë shoferi, kategoria C
Përparësi certifikimi për manipulim me makina të rënda (mekanizëm operativ)
Pervojë pune, e preferuar 1 vit
Aftësitë profesionale duhet të përkojnë me përshkrimin e vendit të punës

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyra e dorëzimit të tyre:

Gjatë aplikimit online, pas plotësimit të fushave me të dhënat personale të sakta dhe të plota, duhet të keni kujdes në pikat vijuese:

  • Aplikacionin e shkarkuar nga ueb-faqja e KEK-ut e plotësoni dhe, pas plotësimit, duhet ta ngarkoni në formën e aplikimit online te vegëza: "Ngarko aplikacionin e plotësuar", vetëm në formatin tonë që gjendet në ueb-faqen e KEK-ut.
  • Dëshminë për kualifikimin tuaj, përkatësisht diplomën e shkollës së mesme, e skanoni në një dokument të vetëm (format .pdf ose .docx ose .doc, madhësia maksimale 5 MB) dhe dërgoni te vegëza "Dëshmia e kualifikimit".
  • Dëshminë e përvojës së punës me kontratë, vërtetim apo trust mbi përvojën e punës, si dhe certifikatën se jeni i certifikuar për manipulim me makina të rënda, i ngarkoni në aplikimin online te vegëza "Ngarko dëshmitë e përvojës së punës".

Nëse diploma është fituar jashtë vendit, duhet të dorëzohet vërtetimi i nostrifikimit të diplomës së fituar apo akti që dëshmon se diploma është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në atë pozitë.

Mënyra e aplikimit

Aplikimi është online. Ngarkoni dokumentet sipas kërkesave në konkurs. Vota juaj konsiderohet e kompletuar vetëm nëse e merrni e-mailin konfirmues.

Njoftimi me rezultatin e konkursit publik

Kandidatët do të njoftohen individualisht me rezultatet e këtij konkursi duke respektuar Udhëzimin Administrativ nr. 01/2024, plotësim-ndryshimin e UA 03/2024 dhe Kodin e Punës nr. 804, datë 28.01.2025, për rregullimin e konkursit në sektorin publik.

Mënyra e vlerësimit të aplikantëve/kandidatëve:

Testi me shkrim vlerësohet deri në shtatëdhjetë (70) pikë
Intervista vlerësohet deri në njëzet (20) pikë
Jetëshkrimi (CV) vlerësohet deri në dhjetë (10) pikë

Në rast të pikëve të barabarta në fund të testimit (me gojë), përparësi do të kenë kandidatët nga Komuna e Obiliqit dhe zonat tjera të rrezikuara, konform Ligjit nr. 05/L-044.

Vërejtje:

Gjatë aplikimit online, pas plotësimit të fushave me të dhënat personale të sakta dhe të plota, duhet të keni kujdes si në vijim:
Nëse nuk e deklaroni që anëtari i familjes së ngushtë punon në KEK, në çfarëdo faze që vërtetohet kjo, aplikacioni juaj do të refuzohet. Aplikacionet pas afatit nuk do të pranohen, ndërsa ato të mangëta ose që nuk janë në formatin e kërkuar më lart do të refuzohen.

Kandidati i suksesshëm do të sistemohen në pozitën për të cilën ka aplikuar sipas kësaj shpalljeje dhe nuk ka të drejtë risistemimi në afatin prej 3 (tri) viteve nga dita e kontratës së parë për pozitat ku ka mungesë të theksuar të punëtorëve.

Kalendari i përafërt:

Brenda 25 ditësh testi me shkrim, brenda 30 ditësh intervista me gojë dhe vlerësimi i CV-së. Njoftimi final bëhet brenda 50 ditësh, nëse nuk ka ankesa që cilat e pezullojnë afatin e parapara sipas UA 01/2024, plotësim-ndryshimit të UA 03/2024 dhe Kodit të Punës nr. 804, datë 28.01.2025.

Njoftim për kandidatët:

Kandidatët e përzgjedhur, pas përfundimit të procesit të rekrutimit dhe pranimit në marrëdhënie pune, do të jenë të obliguar të ndjekin dhe përfundojnë me sukses procesin e certifikimit profesional për Manipulues të Makinave të Rënda, i cili organizohet në Qendrën e Trajnimit të KEK sh.a. Certifikimi do të realizohet në përputhje me standardet dhe kërkesat operative të Korporatës Energjetike të Kosovës.