Administratore - Help Desk
Përshkrim i shkurtër:
Kopshti AMA kërkon një administratore që të mbështesë funksionimin e përditshëm të institucionit duke menaxhuar dokumentacionin, komunikimin me prindërit dhe stafin, si dhe aktivitetet administrative dhe financiare të shkollës. Pozita përfshin organizimin e vizitave, regjistrimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, mbajtjen e databazës së stafit dhe përgatitjen e raporteve mujore për prindërit. Kandidatja do të marrë pjesë gjithashtu në dokumentimin e eventeve (fotografi) dhe në kontrollin e rregullave të veshjes dhe pastërtisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmbajtje në mënyrë të rregullt arkivimin e dokumenteve dhe sistemimin në dosje të veçanta për secilin fëmijë
- Komunikimi në telefon, email dhe mirëmbajtja e rrjeteve sociale
- Pranimi dhe dorëzimi i fëmijëve si dhe sistemimi nëpër klasa
- Organizimi i vizitave të mundshme (check up për çdo vizitë, frekuenca, interesime)
- Informimi i prindërve në kohë për çdo nevojë të fëmijëve
- Informimi i edukatoreve gjatë orarit për ndonjë kërkesë të prindërve
- Databazë për pjesën e stafit, kërkesa, vërejtje, lajmerime, pushime, mungesa, vonesa dhe pjesa kontraktuale
- Pranimi i raporteve mujore nga edukatoret, kategorizimi, sistemimi dhe analiza për dorëzim tek prindërit (feedback-un mujor për çdo fëmijë)
- Pranimi i fletëpagesave të furnizimit, realizimi i pagesave në POS
- Regjistrimi i arkave, të hyrat dhe shpenzimet
- Kontrollë ditore për kodet e veshjes së stafit, pastërtinë dhe rregullat përkatëse të dukjes
- Kryerjen e punëve administrative që mund t'i ngarkohen nga menaxhmenti
- Realizimi i fotografive gjatë eventeve të ndryshme
Përvoja e kërkuar:
- Të kenë të përfunduar studimet në fushën e edukimit, psikologji, sociologji, gjuhë angleze apo edhe komunikimin masiv
- Njohuri të shkëlqyeshme mbi zhvillimin fiziologjik dhe emocional të fëmijëve
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi (gjuha angleze) përparësi
- Përvoja e punës është e preferueshme
- Ndjekje e trendeve të fushës së edukimit
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Letër motivuese/përshkruese
Afati i fundit për aplikim: 15 Maj 2026.