• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Komuna Ferizaj

Infermier i Përgjithshëm (10)

Komuna Ferizaj
Apliko
Shendetesi & MedicineFerizaj3 javë më parëFull Time

Titulli i vendit të punës: Infermier i përgjithshëm

Vendi: Ferizaj

Lloji i pozitës: Nënpunës të Shërbimit Publik

Numri i pozitave: 10 (dhjetë) Infermierë të përgjithshëm

Grada/Koeficenti:

  • Infermier i përgjithshëm - H17/6.4 (Bachelor), (H20) 6.10 (Shkolla e mesme)

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar, puna provuese zgjat gjashtë (6) muaj

Përshkrim i shkurtër:

  • Pozita e Infermierit të përgjithshëm përfshin ofrimin e kujdesit infermieror të dokumentuar dhe të standardizuar për individët dhe familjet, vlerësimin, planifikimin dhe implementimin e ndërhyrjeve infermierore. Infermieri do të ofrojë shërbime parandaluese dhe promovuese të shëndetit, kujdes ante-, peri- dhe postnatal, si dhe shërbime për pacientë me sëmundje kronike dhe nevoja të veçanta.

Përshkrimi i detyrave të punës (Detyrat dhe Përgjegjësitë - Kujdesi ndaj pacientit):

  • Praktikon në përputhje me kodin etik dhe zbaton procesin e kujdesit infermieror të dokumentuar.
  • Reagon në mënyrë efektive për të paripitur ose ndryshon situatën me shpejtësi.
  • Vlerëson, planifikon, zbaton dhe rivlerëson kujdesin infermieror të ofruar në përputhje me moshën, gjendjen fizike, psikososiale dhe kulturore të individit/pacientit dhe familjes.
  • Menaxhon rastet dhe avokon për të drejtat e pacientit, duke qenë burim kontakti për ta.
  • Komunikon në mënyrë efektive me individin/pacientin dhe familjen dhe dokumenton punën e bërë.
  • Ofron promovim dhe edukim shëndetësor për individin/pacientin dhe familjen, me theks të veçantë në përgjegjësinë për vetëkujdes.
  • Grumbullon dhe dokumenton të dhëna subjektive dhe objektive për pacientin dhe përgatit informacionet themelore për planifikim.
  • Ofron shërbime për të parandaluar sëmundjen dhe për të promovuar jetën e shëndetshme (p.sh. shëndeti riprodhues, planifikimi familjar).
  • Ofron kujdes ante, peri dhe post natal, imunizim dhe vaksinim.
  • Ofron shërbime infermierore për fëmijë dhe kujdes për sëmundjet kronike, shëndet mendor dhe kujdes termina/paliativ.
  • Mbikëqyr studentët/internët e infermierisë gjatë praktikës në vendin e punës.
  • Përgatit dhomën e ekzaminimit me pajisje dhe furnizime të nevojshme për vizitë dhe asiston gjatë procedurave të kërkuara.
  • Administron terapinë enterale dhe parenterale sipas udhëzimeve mjekësore.
  • Respekton masat aseptike gjatë marrjes së mostrave laboratorike dhe informon menjëherë për rezultatet jo normale.
  • Mban konfidencialitet për të gjitha çështjet që i përkasin pacientit/familjes.
  • Kontribuon në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe praktikave të sigurta.

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publik - Kualifikimi minimal:

  • Të ketë përfunduar shkollën e mesme në drejtimin infermieri.
  • Të jetë infermier/e i/e regjistruar dhe i/e licencuar në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH).

Kualifikimet e preferuara:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare – bachelor në drejtimin infermieri.
  • Të ketë ndjenjë përgjegjësie të përkushtuar ndaj profesionit dhendryshimeve.
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit.
  • Të ketë aftësi për të punuar i/e pavarur dhe në ekip.
  • Të ketë njohuri të punës me kompjuter dhe të gjuhëve të huaja.
  • Të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet, pa dallim moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo race.
  • Për punën e vet i përgjigjet Kryeinfermierit, Shefit të njësisë përkatëse.

Kërkesa shtesë (kushtet ligjore):

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
  • Të ketë zotësi të plota për të vepruar.
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me ligjin për gjuhët.
  • Të jetë i aftë në përkrahje shëndetësore për të kryer detyrat përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  • Të mos ketë në fuqi ndonjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të kenë aftësi pune të pavarur dhe në ekip.
  • Të kenë njohuri të punës në kompjuter.
  • Të kenë gatishmëri të punojnë në të gjitha grupet, pa dallim moshe, gjinie, kulturë, etni, religjoni.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Rezymë personale (CV)
  • Dokumenti personal (letërnjoftimi apo pasaporta), fotokopje
  • Diploma e kualifikimit e notorizuar
  • Kopje e Licencës
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat të nostrifikuara nga MASHT-i
  • Certifikata që nuk është nën hetime (origjinali)
  • Certifikata e mjekut (pas përzgjedhjes nga Komisioni Përzgjedhës)

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

  • a. Testi me shkrim
  • b. Intervista me gojë

Afati i aplikimit:

  • Aplikacionet dorëzohen nga data 27.03.2026 deri më 27.04.2026 (Ora 16:00)

Procedurat e konkursit dhe informacionet shtesë janë të përcaktuara nga institucioni publik.