Asistent/e për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore
Pozita: Për tre (3) asistentë/e për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore
Paga bazë: 660 Euro
Data e njoftimit: 21.04.2026
Periudha e aplikimit: 22.04.2026 – 21.05.2026 (mbyllet në ora 16:00)
Kualifikimi i nevojshëm:
- Shkolla e mesme dhe niveli 5-të (postsekondar) Pearson asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore
Detyrat dhe roli i asistentit/es për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta arsimore:
- Ndihmon fëmijët/nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientimit dhe mobilitetit, transportit, pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë;
- Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-së, lëndë të individualizuara ose mësim në fushat e aktiviteteve;
- Përgatitë materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtë klasës;
- Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fëmijëve, përgatit informata kthyese për vështirësitë dhe arritjet e fëmijëve;
- Promovon arsimin gjithëpërfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët në komunikim dhe pjesëmarrje në lojë;
- Mbikëqyrë dhe ndihmon fëmijët/nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevojat fizike/personale dhe mjekësore dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme të tyre;
- Planifikon së bashku me mësuesin/mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe mënyra mbështetëse për fëmijët;
- Promovon bashkëpunimin shkollë–shtëpi, mbështet dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin e fëmijës;
- Respekton rregullat dhe etikën e shkollës dhe sjelljet e mira ndaj nxënësve;
- Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve;
- Trajton informacionet në shkollë si plotësisht konfidenciale.
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik;
- Për vendin e punës kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas legjislacionit përkatës (MASHTI, udhëzimet përkatëse);
- Të drejtë aplikimi kanë kandidatët me përgatitje profesionale përkatëse.
Dokumentet e kërkuara:
- Aplikacionin për pozitën e punës të plotësuar;
- Diplomën ose Certifikatën e diplomës së kualifikimit të nivelit të pestë (5)-të PEARSON, kopje e vërtetuar;
- Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës duhet të kenë vendim për njohje nga MASHTI për diplomat e tyre;
- Dokumenti personal (kopje e letërnjoftimit ose pasaportës valide);
- Rezumeja personale (CV);
- Certifikatë nga Gjykata që nuk është nën hetime (origjinali); jo më e vjetër se 6 muaj;
- Vërtetimin e përvojës së punës, nëse aplikuesi ka përvojë pune;
- Portofolin profesional (nëse aplikuesi ka) dhe dokumentacion tjetër mbështetës të përvojës/arrijteve.
Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk merren në shqyrtim; dokumentet e aplikimit nuk kthehen.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
- Pas përmbushjes së dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit, kandidatët fitojnë të drejtën për test me shkrim;
- Kandidatët që arrijnë së paku 50% të pikëve nga testi me shkrim fitojnë të drejtën për intervistë me gojë;
- Në intervistë me gojë, kandidatët mund të vlerësohen deri në 50% të vlerësimit përfundimtar; lista e ngushtë e kandidatëve dhe rezultatet përfundimtare publkohen sipas rregullave të konkursit.