• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Komuna e Prizrenit

Doktor i Mjekësisë

Komuna e Prizrenit
Apliko
Shendetesi & MedicinePrizren1 javë më parëFull Time

Konkurs për pranim

Procesi i rekrutimit është hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

  • Titulli i pozitës: Doktor i Mjekësisë
  • Emri i grupit: Grupi i përgjithshëm i shëndetit/mjekësisë
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i shërbimit publik
  • Koeficienti/Paga: H10, 8.40
  • Numri i kërkuar: 10 (dhjetë)
  • Data e njoftimit: 25.06.2026
  • Afati për aplikim: 26.06.2026 – 25.07.2026
  • Institucioni: Komuna e Prizrenit
  • Njësia: Drejtoria e Shëndetësisë
  • Vendi i punës: QKMF, QMF dhe AMF
  • Kohëzgjatja e emërimit: afat të pacaktuar
  • Numri i protokolit: 01-111-75809

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • E pranon pacientin nga infermieria dhe i regjistron të dhënat përkatëse në dokumentacionin shëndetësor.
  • E merr anamnezën dhe zhvillon ekzaminimin klinik të pacientit.
  • Kryen inspektim, palpacion, perkusion dhe auskultim sipas indikacionit klinik.
  • Jep ndihmë të menjëhershme mjekësore dhe, kur është e nevojshme, realizon reanimim kardiopulmonar.
  • Zbaton ekzaminime dhe procedura të tjera klinike në përputhje me indikacionin dhe kompetencat profesionale.
  • E udhëzon pacientin për analiza laboratorike, ekzaminime diagnostikuese dhe konsultime të nevojshme.
  • Vendos diagnozën e punës dhe/ose përfundimtare dhe përcakton trajtimin e terapinë përkatëse.
  • E monitoron gjendjen shëndetësore të pacientit dhe ndikimin e trajtimit.
  • Ofron edukim dhe promovim shëndetësor, si dhe e këshillon pacientin për trajtimin, parandalimin e sëmundjeve dhe stilin e shëndetshëm të jetesës.
  • I cakton vizitat kontrolluese dhe ndjekjen e mëtejshme të pacientit.
  • Merr pjesë në organizimin dhe mbikëqyrjen profesionale të imunizimit, sipas mënyrës së organizimit të institucionit.
  • Kryen vizita konsultative sipas nevojës.
  • Kontribuon në hartimin dhe zbatimin e planeve dhe programeve të punës.
  • Identifikon dhe raporton lindjet, vdekjet, sëmundjet ngjitëse dhe rastet e tjera që i nënshtrohen raportimit të detyrueshëm, në pajtim me legjislacionin dhe procedurat në fuqi.
  • I referon pacientët te specialistët përkatës dhe përcjell të dhënat relevante mjekësore të nevojshme për vazhdimësinë e trajtimit.
  • E plotëson dokumentacionin shëndetësor në mënyrë të saktë, të rregullt dhe me kohë.
  • Përgatit raporte me shkrim për punën dhe shërbimet e ofruara.
  • Ruajnë konfidencialitetin, privatësinë, dinjitetin dhe të drejtat e pacientit.

Përgjegjësitë kryesore

  • E organizon punën në vendin e vet të punës.
  • Bashkëpunon dhe bashkërendon aktivitetet me personelin infermieror dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë.
  • Mbikëqyr kryerjen e detyrave profesionale të personelit infermieror me të cilin punon, në kuadër të kompetencave dhe organizimit të institucionit.
  • Merr pjesë në mbledhjet dhe aktivitetet profesionale brenda QKMF-së.
  • I ndjek zhvillimet dhe arritjet bashkëkohore të shkencës dhe praktikës mjekësore.
  • Zbaton parimet e mjekësisë së bazuar në dëshmi, udhërrëfyesit dhe protokollet klinike.
  • Kujdeset për rregullsinë dhe saktësinë e dokumentacionit shëndetësor.
  • Siguron që raportet e punës të përgatiten dhe të dorëzohen në kohë në shërbimet përkatëse.
  • Merr iniciativa për edukimin dhe promovimin shëndetësor të popullsisë.
  • Zbaton masa për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve, si dhe për sigurinë e pacientit.
  • Respekton etikën profesionale, konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
  • I kryen detyrat profesionale sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë, në përputhje me legjislacionin, kualifikimin dhe kompetencat profesionale.
  • Sipas nevojës, merr përsipër edhe detyra të tjera profesionale që lidhen me natyrën e pozitës dhe mbarëvajtjen e punës.
  • Për punën e vet i raporton mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë.

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
  2. Të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
  4. Të jetë i aftë për të ushtruar detyrën përkatëse.
  5. Të mos jetë i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje.
  6. Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rënda në institucion publik.
  7. Të ketë arsimin, përvojën profesionale të punës dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  8. Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në Ligjin për Zyrtarët Publik.

Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimi i kërkuar

  • Fakulteti i Mjekësisë – drejtimi: Mjekësi e përgjithshme
  • Licenca e punës

Dokumentet e kërkuara

  • Kopje të letërnjoftimit, pasaportës ose certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopje të diplomës së kërkuar sipas konkursit, të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, kërkohet vërtetimi i nostrifikimit të diplomës ose akti që dëshmon se diploma është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit të emërimit në pozitë.
  • Kopje të dëshmisë së punësimit (vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, ku specifikohen pozita dhe kohëzgjatja e angazhimit në atë pozitë. Dëshmia e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet së paku me një dëshmi si: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale ose pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale. Përvoja e punës e fituar në një shtet tjetër dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës të lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, ose përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmi për trajnimet profesionale të ndjekura ose trajnimet që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopje të dokumenteve të tjera që vërtetojnë përmbushjen e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë origjinale mbi dënimet penale e lëshuar nga gjykata, përmes së cilës dëshmohet se kandidati nuk është dënuar për vepër penale me dashje, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi që kandidati është i aftë nga pikëpamja shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Diploma e kualifikimit arsimor e noterizuar.
  • Dëshmi se kandidati nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rënda në institucion publik, për kandidatët që janë të punësuar ose kanë qenë të punësuar në institucione publike.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  1. Testimi me shkrim (deri në 70 pikë)
  2. Intervistë (deri në 30 pikë)

Sqarime shtesë

  • Dokumentet duhet të dorëzohen në kopje, pasi ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rast interviste.
  • Si të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm informacionet që mbështeten me dokumente, dhe jo ato të deklaruara vetëm përmes dëshmisë.
  • Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre gëzojnë të drejtën për përfaqësim të drejtë dhe proporcional, siç përcaktohet në Ligjin për Zyrtarët Publik.
  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit dhe ato të paplota nuk pranohen.
  • Kandidati, përmes aplikacionit, deklaron dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e të gjitha dokumenteve të dorëzuara sipas kërkesave të procedurës së rekrutimit.

Vërejtje: Dokumentacioni me afat të skaduar ose pa vlefshmëri sipas legjislacionit në fuqi nuk pranohet.