Titulli i pozitës: Aktor/e
Lloji i pozicës: Krijues/e dhe performues/e i/e artit dhe kulturë - Profesional 3
Koeficienti/Paga: K8, 7.5
Numri i kërkuar: 1 (një)
Data e njoftimit: 30.03.2026
Afati për aplikim: 31.03.2026 – 29.04.2026
Institucioni: Komuna e Prizrenit
Drejtoria: Drejtoria për kulturë, rini dhe sport
Vendi i punës: Teatri i qytetit Bekim Fehmiu - Prizren
Kohëzgjatja e emërimit: afat të pacaktuar
Nr. i protokollit: 01-111/01-36655
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Pranimi i çdo roli të besuar (me apo pa tekst) nga ana e Regjisorit dhe punimi në të sipas koncepcionit të regjisë dhe udhëzimeve gjatë provave, duke u përpjekur që të realizojë në mënyrë kreative dhe funksionale rolin në përputhje me vizionin krijues të regjisorit.
- Bashkëpunimi me regjisorin, si dhe ofrimi i feedback-ut konstruktiv për anëtarët e tjerë të kastit, për të përmirësuar performancën e përgjithshme të grupit.
- Përgatitja me kohë për prova sipas orarit të përcaktuar nga regjisori dhe përgatitja për çdo rishikim të kërkuar ose prova shtesë të iniciuara nga regjisori ose menaxheri i skenës.
- Zhvillimi i vazhdueshëm profesional përmes pjesëmarrjes në punëtori aktrimi, trajnime për zërin dhe lëvizjet skenike për të siguruar performancë të lartë në skenë.
- Mbajtja e konsistencës së karakterit gjatë shfaqjeve, duke siguruar që çdo shfaqje të ruajë të njëjtën energji, saktësi dhe thellësi emocionale.
- Pjesëmarrja në aktivitetet promovuese të teatrit dhe paraqitje publike si pjesë e promovimit të shfaqjeve.
- Mbajtja e shëndetit dhe fitnesit duke marrë parasysh kërkesat fizike të aktorit.
- Përputhshmëria me politikat e brendshme të teatrit për sjelljen, përpikërinë dhe disiplinën gjatë provave dhe shfaqjeve.
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rënda në institucion publik;
- Të ketë arsimim, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës;
- Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në Ligjin Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik.
Kërkesat e përgjithshme formale:
- Arsimi i kërkuar: Diplomë Universitare, Fakulteti i arteve - drejtimi i aktrimit;
- Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi;
- Përvoja e punës: Të kenë së paku tri (3) vjet përvojë pune aktive në realizimin e roleve në Teatër.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit:
- Të dëshmojë talentin dhe përvojën e tij para audicionit që e organizon Komisioni profesional i TKK-së;
- Të njohë gjuhën shqipe në nivel të shkëlqyer në të shkruar dhe lexuar;
- Të njohë gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës; njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
- Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibël;
- Njohuri e punës me kompjuter, Word, Excel, duke përfshirë përpunimin e tekstit, është e domosdoshme.
Dokumentet e kërkuara:
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës;
- Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisë së punës (vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë; dëshmia e punës jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet së paku nga njëra nga dëshmitë si: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale;
- Dëshmi të trajnimeve profesionale të ndjekura ose trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuese/it;
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpallje dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit:
- Certifikatë mbi dëminet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore;
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar;
- Diploma e kualifikimit arsimor e noterizuar;
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rënda në institucion publik (për kandidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët dhe shpallja e rezultateve përfundimtare:
- Kandidatët do të njoftohen përmes faqes së komunës dhe portalit për rekrutim elektronik të institucioneve përkatëse.