• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Komuna e Mitrovicës

Drejtor i Bibliotekës Komunale "Latif Berisha"

Komuna e Mitrovicës
Apliko
Edukim & TrajnimMitrovicë1 javë më parëFull Time

Konkurs

Komuna e Mitrovicës së Jugut, përkatësisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka hapur konkurs për pozitën Drejtor i Bibliotekës Komunale “Latif Berisha”.

Institucioni: Komuna e Mitrovicës së Jugut
Njësia: Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Vendi i punës: Biblioteka Komunale “Latif Berisha”
Kategoria: Nëpunës i Shërbimit Publik
Grada/Koeficienti: G14 – 7.74
Periudha e kontratës: mandat me afat të caktuar katër (4) vjeçar, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat tjetër në bibliotekë
Periudha provuese: Gjashtë (6) muaj
Data e njoftimit: 22.06.2026
Numri i referencës: 01-111/01-0030284-2/26

Detyrat kryesore

  • Drejtori i bibliotekës vepron si organ ekzekutiv i institucionit, duke e udhëhequr, organizuar dhe mbikëqyrur funksionimin e përgjithshëm të bibliotekës.
  • Përfaqëson bibliotekën si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.
  • Përgatit dhe miraton strategjitë dhe politikat zhvillimore të bibliotekës.
  • Harton planin vjetor të punës si dhe planin financiar vjetor të bibliotekës.
  • Organizon, bashkërendon dhe mbikëqyr veprimtarinë e bibliotekës.
  • Propozon politika për zhvillimin e bibliotekës dhe politika mbështetëse në aspektin financiar.
  • Organizon, mbikëqyr dhe motivon punën e personelit, si dhe jep udhëzime e urdhëresa për realizimin e detyrave.
  • Paraqet raportet përkatëse mbi rezultatet e punës, ecurinë e shërbimeve dhe zbatimin e buxhetit përmes këshillit drejtues.
  • Përcjell çështjet problematike të bibliotekës dhe ndërmerr masa për zgjidhjen sa më të mirë të tyre.
  • Për punën e tij raporton dhe përgjigjet para këshillit drejtues dhe drejtorit të DKRS-së.
  • Kryen edhe detyra të tjera të autorizuara dhe mban përgjegjësi të tjera në përputhje me dispozitat ligjore dhe aktet që lidhen me bibliotekat.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë të zyrtares/it publik

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
  • Të ketë zotësi të plotë veprimi sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
  • Të jetë i aftë për të ushtruar detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi për shkelje të rënda në institucion publik.
  • Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Kualifikimi i kërkuar

  • Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor).
  • Së paku katër (4) vite përvojë pune profesionale.

Dokumentet e nevojshme

  • Formulari i aplikimit i plotësuar.
  • Kopje e letërnjoftimit, pasaportës ose certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Diploma e fakultetit të përfunduar për nivelin përkatës.
  • Certifikatë shëndetësore e lëshuar nga institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja shëndetësore e kandidatit/es (në verifikim para emërimit).
  • Vërtetim për zotësinë e plotë të veprimit (në verifikim para emërimit).
  • Kopje të dëshmisë së punësimit, përkatësisht vërtetim ose kontratë nga institucioni përkatës, për përvojën e punës, ku përcaktohen pozita dhe kohëzgjatja e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e fituar jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet së paku me një nga dëshmitë vijuese: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale ose pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale. Përvoja e fituar në një shtet tjetër dëshmohet me dokument të përkthyer për përvojën e punës të lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, ose me dëshmi të përkthyer dhe të noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmi që nuk ka masë disiplinore në fuqi për shkelje të rënda në institucion publik, për kandidatët që janë ose kanë qenë të punësuar në institucione publike.
  • Dëshmi se nuk është i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje.

Mënyra e vlerësimit

  • Testi me shkrim
  • Intervista me gojë

Kandidatët që kanë përfunduar studimet jashtë Republikës së Kosovës dhe konkurrojnë për këtë pozitë duhet t’i kenë diplomat e njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit.