• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Komuna e Gjakovës

Drejtor i Galerisë së Arteve

Komuna e Gjakovës
Apliko
Kreativ & DizajnGjakovë2 javë më parëFull Time

Drejtor i Galerisë së Arteve

Fusha e studimit: Histori, Histori e Artit, Antropologji, Kuratori, Muzeologji, Sociologji, Ballkanistikë, Letërsi, Arte të Bukura (Pikturë, Skulpturë, Dizajn Grafik etj.), Arkitekturë, Enterier dhe nën-specializime të muzeologjisë.

Klasa dhe koeficienti i pagës: Klasa e Pagës K5, Koeficienti 8.5

Lloji i pozitës: Krijues dhe Përformues i Artit dhe Kulturës

Institucioni: Komuna e Gjakovës

Drejtoria: Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport

Njësia/Sektori: Galeria e Arteve

Data e njoftimit: 20.04.2026

Afati për aplikim: 21.04.2026 – 20.05.2026

Numri i referencës: 01-111/01-18307

Kohëzgjatja e kontratës: Me mandat 5 vjeçar, me të drejtë vazhdimi edhe një mandat tjetër.

Përmbledhje e shkurtër:

  • Drejtori i Galerisë së Arteve udhëheq dhe menaxhon operacionet e galerisë, zhvillon objektiva dhe plane pune, dhe siguron koordinimin e aktiviteteve të brendshme dhe të jashtme për të rritur cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve kulturore. Pozita përfshin menaxhimin e stafit, organizimin e ekspozitave dhe aktiviteteve kulturore, dhe pjesëmarrjen në proceset vendimmarrëse institucionale.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Udhëheq punën e përgjithshme të Galerisë së Arteve, cakton objektivat dhe zhvillon planin e punës për përmbushjen e këtyre objektivave.
  • Menaxhon stafin e Galerisë së Arteve dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit.
  • Bën vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe inicion ndryshime dhe përmirësime për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së punës.
  • Kontribuon në procesin e vendimmarrjes, duke siguruar të dhëna të detajuara dhe analiza që mbështesin procesin e vendimmarrjes.
  • Përcjell nevojat organizative në mënyrë që të caktohen prioritetet e punës dhe të sigurohet shërbimi i plotë dhe efikas.
  • Siguron koordinimin e aktiviteteve me njësitë e tjera organizative të Komunës së Gjakovës për të siguruar efikasitet dhe zbatim të drejtë të proceseve të punës.
  • Udhëzon stafit në përmbushjen e aktiviteteve të përditshme dhe siguron që kjo veprimtari të jetë në përputhje me legjislacionin, politikat institucionale dhe standardet përkatëse.
  • Siguron komunikimin brenda dhe jashtë njësiteve organizative dhe institucionit me qëllim të mbledhjes ose shkëmbimit të informacionit.
  • Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerjen e detyrave në përputhje me standardet e kërkuara.

Kërkesat e përgjithshme për pranim:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
  • Të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
  • Të jetë i aftë për të kryer detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje.
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rënda në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në Ligjin për Zyrtarët Publik.

Kërkesat e përgjithshme formale:

  • Arsimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në histori, histori të artit, antropologji, kuratori, muzeologji, sociologji, ballkanistikë, letërsi, arte të bukura (pikturë, skulpturë, dizajn grafik dhe të tjera), arkitekturë, enterier, dhe nën-specializime të muzeologjisë.
  • Kërkesat specifike: Nuk ka.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku pesë (5) vite përvojë pune profesionale, prej të cilave së paku tri (3) vite përvojë pune në pozita drejtuese.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

  • Testimi me shkrim (deri në 20 pikë).
  • Intervista me gojë (deri në 80 pikë).

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët dhe shpallja e rezultateve përfundimtare:

  • Përmes ueb faqes së Komunës dhe portalit për rekrutim elektronik, me postë elektronike ose numrin e telefonit të deklaruar në aplikacion.

Dokumentet e kërkuara:

  • Formulari i aplikimit, i plotësuar.
  • Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës (nëse diploma është fituar jashtë vendit, duhet vendimi i nostrifikimit sipas kushteve të konkursit).
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit (vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës për përvojën e punës, si dhe dëshmi të pagesave për kontribute kur kërkohet.
  • Kopje dëshmish trajnimesh.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit:

  • Dëshmi përkatëse që kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi mjekësore që kandidati është në gjendje të mirë shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse.
  • Dokument që vërteton se nuk jeni i dënuar me vendim të formës së prerë.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rënda në institucion publik (kandidati që janë të punësuar ose kanë qenë të punësuar në institucione publike).

Sqarime shtesë:

  • Dokumentet duhet të jenë në kopje sepse ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata të cilat janë të dëshmuara me dokumente.
  • Deklarimi i rremë paraqet shkak për përjashtim nga procedura e rekrutimit.
  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.
  • Komunitetet jo shumicë dhe personat me aftësi të kufizuara kanë të drejtë për përfaqësim proporcional sipas legjislacionit në fuqi.