Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës të Republikës së Kosovës, si dhe Rregulloren për Marrëdhënie Pune të KRU-P Sh.a. dhe nenin 5 të Udhëzimit Administrativ 01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU „Prishtina“ Sh.A. – Prishtinë, publikon:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës
1. Arkëtar/e
Titulli i pozitës: 1. Arkëtar/e
Institucioni: KRU “Prishtina” Sh.A Prishtinë
I përgjigjet: Menaxherit të NJOU
Vendi i Punës: Podujevë
Koeicienti - paga: 615.00 euro
Procedura e aplikimit: I jashtëm
Kohëzgjatja e kontratës: Kohë e pacaktuar, me një periudhë të punës provuese prej 6 muaj.
Orari i punës: I plotë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Realizon pagesat në para të gatshme nga konsumatorët, dhe kujdeset për numërimin dhe saktësinë e tyre,
- Të gjitha paratë të llogaritura mirë i dorëzon brenda dite në bankën më të afërt apo sipas nevojës në arkën kryesore të kompanisë.
- Duhet pasur kujdes çdo herë në identifikimin e klientit, regjistrimin dhe numërimin e parave dhe regjistrimin e pagesave në komputer.
- Pranon informata të ndryshme dhe ankesa lidhur me problemet e konsumatorëve dhe për të njëjtat e njofton shefin e shërbimit përkatës.
- Përgatitë raportet e pagesave dhe të njëjtat menjëherë i dorëzon në shërbimin e kontabilitetit me qëllim të regjistrimit të pagesave.
- Bën barazimin ditor të pazarit mes raportit të sistemit dhe mjeteve në dispozicion,
- Raportin e bankës si dëshmi që mjetet janë dorëzuar e dërgon në shërbimin përkatës të nënshkruar dhe të specifikuar sipas datave,
- Për secilën pagesë mban kopje si dëshmi të nënshkruar nga dy palët,
- Kujdeset për mjetet e pranuara duke i verifikuar me pajisje adekuate,
- Mbanë ditarin e arkës dhe materialin financiar në rregull dhe të gatshëm për regjistrim mujor.
- Sipas nevojës dhe urdhrit të shefit të shërbimit kryen edhe punë tjera nga fusha veprimtaria e tij-saj.
- Bën postimin e raporteve në fund të orarit në baza ditore direkt në sistem,
- Dërgon raportin te shefi i shërbimit për krahasim dhe kontrolle periodike
- Të gjitha postimet duhet kryhen me kohë d.mth çdo ditë duhet bërë postime që në fund të muajit të postohen të gjitha, jo më larg se 01 e muajit në vijim.
- Kujdeset për raportet e përfunduara duke i rregulluar në dosje të caktuar.
- Obligohët të zbatoj strikt orarin e punës dhe nuk lejohet të mbyllë pika brenda orarit të punës.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
Përgatitja arsimore/profesionale: Shkolla e mesme.
Dokumentet që duhet të dorëzohen për të gjitha pozitat, si pjesë e aplikimit:
Gjatë aplikimit online, pas plotësimit të fushave me të dhëna personale të sakta dhe të plota, duhet të keni kujdes në pikat vijuese:
- Aplikacionin e shkarkoni nga web faqja e KRU-P.
- Dokumentet për aplikimin tuaj: Diplomën e përgatitjes shkollore, letër njoftimi, certifikata e lindjes, certifikatën e dënimeve penale jo më të vjetër se 6 muaj – vetëm nga Gjykata, të skanuara, pastaj ngarkohen në aplikimin online te vegëza eëë.kru-prishtina.com/rz/shpallje/ . Nëse diploma është e fituar jashtë vendit, dëshmia e nostrifikimit të diplomës.
Mënyra e aplikimit
Aplikimi për këtë pozitë bëhet online. Dokumentet duhet të ngarkohen sipas kërkesave në Konkurs. Pas aplikimit të suksesshëm do ta pranoni një email për konfirmim. Nëse nuk keni pranuar emailin konfirmues, atëherë kontaktoni në nr. tel. 038/603-009 .
Njoftimi me rezultatin e konkursit publik
Kandidatët do të njoftohen individualisht për vlerësim të dokumentacionit. Lista e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet për pranim do të ekspedohet te Komisioni Vlerësues i KRU-P, gjithashtu kandidatët do të njoftohen individualisht me rezultatin e këtij konkursi, duke respektuar Udhëzimin administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik.
Mënyra e vlerësimit të aplikacionit të kandidatit:
- Testi me shkrim vlerësohet deri në shtatëdhjetë (70) pikë,
- Intervista vlerësohet deri në njëzet (20) pikë,
- Jetë përshkrimi (CV)-ja vlerësohet deri në dhjetë (10) pikë.
Kalendari i përafërt i procedurave të rekrutimit: brenda 25 ditësh do të organizohet testi me shkrim, brenda 25 ditësh intervista me gojë dhe njoftimi final brenda 30 ditë nëse nuk ka ankesa të cilat e pezullojnë afatin e paraparë sipas U.A. nr. 01/2024.
KRU “Prishtina” Sh.a. fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për pozitën e publikuar.
- Për më shumë informata për pozitën e lartpërmendur vizitoni ëeb faqen: www.kru-prishtina.com, ikona “shpallje” – “vende të lira pune” dhe mund ta shkarkoni aplikacionin-CV-në për pozitën që aplikon.
Vërejtje:
Aplikacionet e kandidatëve të pakompletuara do të refuzohen, edhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
Kandidatët me kualifikime më të larta shkollore nuk do të kenë përparësi.
Afati për aplikim: deri me 13.05.2026 në ora 24:00.