• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë

Mekanik (1)

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriPrishtinë3 javë më parëFull Time

Titulli: Mekanik (1 pozitë)

Numri i Referencës: ZP/KJ-06-2026

I raporton: Udhëheqësit të Shërbimit të Makinerisë

Niveli i pagës me koeficient 54: 1080.00€ Bruto në muaj

Kohëzgjatja e kontratës: Me kohë të caktuar (1 vit) me mundësi vazhdimi; puna provuese zgjat deri në gjashtë (6) muaj

Vendi i punës: KMDK – Sh.A., Prishtinë

Përshkrimi i shkurtër:

  • Kandidati do të kryejë mirëmbajtjen parandaluese dhe korrigjuese të automjeteve, makinerive të rënda dhe pajisjeve, diagnostikimin dhe riparimin e defekteve mekanike, elektrike dhe hidraulike, si dhe dokumentimin dhe raportimin teknik të ndërhyrjeve. Kandidati duhet të sigurojë përputhshmërinë me standardet teknike dhe të sigurisë dhe të mbikëqyrë punimet e kontraktorëve të jashtëm.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Mirëmbajtja dhe Riparimi i Makinerive

  • Kryen mirëmbajtjen parandaluese dhe korrigjuese të automjeteve, makinerive të rënda dhe pajisjeve, sipas udhëzimeve të eprorit
  • Zëvendëson pjesët e dëmtuara, riparon defektet teknike dhe monton komponentët e rinj sipas specifikimeve
  • Siguron që të gjitha ndërhyrjet realizohen në përputhje me planin e mirëmbajtjes dhe standardet teknike dhe të sigurisë

Diagnostikimi dhe Kontrolli Teknik

  • Përdor pajisjet përkatëse për diagnostikimin e defekteve mekanike, elektrike dhe hidraulike
  • Teston funksionalitetin e pajisjeve pas riparimit për të siguruar kthimin në operim të sigurt dhe efikas
  • Monitoron në mënyrë të rregullt gjendjen teknike të mjeteve dhe raporton çdo defekt që kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Përdorimi dhe Kujdesi për Pajisjet e Punës

  • Përdor me përpikëri pajisjet dhe veglat e punës gjatë realizimit të detyrave teknike
  • Mirëmban dhe ruan pajisjet e diagnostikimit dhe mjete të tjera, duke siguruar funksionalitetin e tyre të vazhdueshëm
  • Siguron që ambienti i punës dhe pajisjet të jenë të pastërta dhe në gjendje të sigurt

Dokumentimi dhe Raportimi Teknik

  • Mban evidencë të plotë për ndërhyrjet e realizuara në kartelat teknike të pajisjeve
  • Përgatit raporte periodike mbi gjendjen e makinerisë dhe ia dorëzon eprorit në mënyrë të rregullt
  • Jep sugjerime teknike për masa parandaluese me qëllim të zvogëlimit të defekteve dhe përmirësimit të qëndrueshmërisë

Mbikëqyrja e Punëve të Palëve të Treta

  • Monitoron ndërhyrjet teknike të kryera nga kontraktorë të jashtëm dhe siguron përputhjen me standardet teknike
  • Verifikon cilësinë e punimeve dhe jep vlerësim mbi performancën teknike të kontraktorëve

Zbatimi i Sigurisë dhe Gatishmëria Operative

  • Zbaton të gjitha rregullat e sigurisë në punë dhe përdor pajisjet mbrojtëse personale
  • Raporton çdo incident, rrezik ose mospërputhje që mund të ndikojë në sigurinë ose funksionalitetin operativ
  • Tregon gatishmëri për të punuar jashtë orarit të rregullt, gjatë fundjavës ose ditëve të festave, kur kërkohet

Përgjegjësi dhe Detyra të Deleguara

  • Raporton me shkrim dhe verbal për aktivitetet e realizuara, së paku një herë në muaj ose sipas kërkesës së eprorit
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprori ose menaxhmenti në përputhje me nevojat operacionale
  • Është përgjegjës për zbatimin me integritet të detyrave dhe mbajtjen e standardeve profesionale dhe teknike të kompanisë

Përvojë/Edukimi:

  • Diplomë e shkollës së mesme profesionale në mekanikë automjetesh ose në një fushë të ngjashme teknike
  • Minimum 2 vite përvojë pune në mirëmbajtje të automjeteve, makinerive të rënda ose pajisjeve industriale
  • Njohuri të mira të sistemeve mekanike, elektrike dhe hidraulike të automjeteve dhe makinerive
  • Aftësi për përdorimin e mjeteve të dorës dhe pajisjeve diagnostikuese për zbulimin dhe zgjidhjen e defekteve
  • Njohuri bazike të standardeve dhe praktikave të sigurisë në punë

Shkathtësitë tjera:

  • Aftësi të mira për diagnostikimin dhe zgjidhjen e defekteve teknike në mënyrë të pavarur
  • Përpikëri dhe kujdes në zbatimin e procedurave teknike dhe udhëzimeve të mirëmbajtjes
  • Aftësi për punë efektive në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet e eprorit teknik
  • Ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj mirëmbajtjes së mjeteve dhe ruajtjes së pajisjeve në gjendje optimale
  • Fleksibilitet për të punuar jashtë orarit në raste urgjente ose kur kërkohet nga dinamika operacionale

Preferohet:

  • Përvoja e punës në instalime apo mirëmbajtje elektrike është e preferueshme dhe përbën avantazh për kandidatin

Mënyrat e vlerësimit dhe kriteret e poentimit:

  • Vlerësimi total: 100 pikë
  • CV: deri në 10 pikë
  • Testimi me shkrim: deri në 60 pikë
  • Intervistimi: deri në 30 pikë
  • Kalueshmëria: së paku 50 pikë nga të gjitha fazat

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formulari zyrtar i aplikimit (i plotësuar dhe i nënshkruar)
  • Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës valide
  • CV e detajuar me përvojë pune
  • Diploma dhe dëshmi të kualifikimeve (diplomat e marra jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI)
  • Dëshmi për përvojën e punës (kontrata ose vërtetime, dhe pasqyrë e kontributeve pensionale)
  • Certifikata se kandidati nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar (jo më të vjetra se data e publikimit të konkursit)
  • Letërmotivimi

Afati për aplikim: 28.04.2026 në orën 16:00.