Titulli: Ekspert për Zhvillimin e Biznesit (1 pozitë)
Numri i Referencës: ZP/KJ-05-2026
I raporton: Drejtorit të Departamentit për Planifikim dhe Zhvillim
Niveli i pagës me koeficient 60: 1200.00€ Bruto (njëmijë e dyqind Euro) në muaj, subjekti i ndryshimit sipas vendimit të Bordit të Drejtorëve të KMDK-së
Kohëzgjatja e kontratës: Me kohë të caktuar (1 vit) me mundësi vazhdimi; puna provuese zgjat deri në gjashtë (6) muaj
Vendi i punës: KMDK – Sh.A., Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mbështet në hartimin, rishikimin dhe zbatimin e Planit të Biznesit të KMDK-së, duke siguruar përputhje me objektivat strategjike, kapacitetet operacionale dhe tregun
- Përgatit analiza të tregut, konkurrencës, çmimeve dhe kërkesës, duke identifikuar mundësi të reja për zgjerim të shërbimeve dhe bashkëpunimeve institucionale
- Asiston në zhvillimin e projekteve investive dhe të partneriteteve publike-private, duke përgatitur dokumentacionin mbështetës (ToR, buxhete të propozuara, analiza kosto-përfitim)
- Përcjell dhe përpunon të dhëna financiare dhe operative, për të vlerësuar performancën dhe propozimin e përmirësimeve të brendshme
- Mbështet përgatitjen e aplikimeve për fonde, programe ndërkombëtare dhe bashkëpunime zhvillimore, duke bashkëpunuar me donatorë dhe palë të jashtme
- Ndihmon në krijimin e modeleve të reja të ofrimit të shërbimeve, përfshirë çmime të referencës, modele tarifore dhe skema të qëndrueshme financiare
- Përgatit raporte teknike, analiza të impaktit dhe vlerësime të fizibilitetit për drejtuesit dhe bordet institucionale
- Menaxhon projekte të vlerësimit të fizibilitetit të projekteve investive
- Koordinon dhe bashkëpunon me departamentet e tjera për mbledhjen e të dhënave dhe harmonizimin e planeve operacionale dhe financiare
- Merr pjesë në hartimin e prezantimeve, dokumenteve të komunikimit strategjik dhe materialeve promovuese të shërbimeve apo iniciativave të reja
- Organizon dhe mbështet zhvillimin e trajnimeve të brendshme, prezantimeve dhe takimeve me partnerë të interesuar për bashkëpunim në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm
- Menaxhon raportimin e ndërmarrjes
- Siguron përputhshmëri të aktiviteteve me politikat institucionale për zhvillim, partneritet dhe transparencë në ofrimin e shërbimeve dhe në përdorimin e burimeve publike
- Ndjek zhvillimet ligjore, ekonomike dhe sektorin e menaxhimit të mbeturinave për të informuar drejtuesit për ndryshime me ndikim potencial
- Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së eprorit
Përvojë/Edukimi:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim Biznesi, apo fusha të ngjashme
- Minimum 3 vite përvojë pune në zhvillim biznesi, menaxhim projektesh apo planifikim strategjik
- Aftësi të mira në analizë të të dhënave dhe përgatitje të raporteve
- Njohje të mirë të MS Excel dhe PowerPoint
- Njohja e gjuhës angleze (në të shkruar dhe të folur) është përparësi
Shkathtësitë tjera:
- Aftësi të avancuara analitike dhe në zgjidhje të problemeve
- Aftësi në hartimin dhe menaxhimin e dokumenteve zyrtare dhe teknik
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe me shkrim
- Aftësi për të menaxhuar kohën dhe për t’u përballur me afate
- Integritet dhe përkushtim profesional
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formulari zyrtar i aplikimit (i plotësuar dhe i nënshkruar)
- Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës valide
- CV e detajuar me përvojë pune
- Diploma dhe dëshmi të kualifikimeve (diplomat e marra jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI)
- Dëshmi për përvojën e punës (kontrata ose vërtetime, dhe pasqyrë e kontributeve pensionale)
- Certifikata se kandidati nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar (jo më të vjetra se data e publikimit të konkursit)
- Letërmotivimi
Mënyrat e vlerësimit dhe kriteret e poentimit:
- Vlerësimi përmban gjithsej 100 pikë; kalueshmëria është arritja e së paku 50 pikëve nga të gjitha fazat
- CV-ja vlerësohet deri në 10 pikë
- Testimi me shkrim deri në 60 pikë
- Intervistimi deri në 30 pikë
Afati për aplikim: 20.04.2026 në orën 16:00
Vërejtje: KMDK SH.A. ruan të drejtën për të kërkuar dokumente ose informata shtesë për verifikim gjatë procesit të rregullt të konkursit. Kandidatët janë përgjegjës për dorëzimin e dokumentacionit të saktë dhe të plotë; çdo mungesë e dokumenteve të lartshënuara sjell diskualifikim të menjëhershëm.