Përshkrimi
Kompani Ndertimi kerkon te punesoje: Ekonomiste me eksperience.
Qëllimi i Pozicionit:
Menaxhimi i proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë, kontrolli i dokumentacionit financiar, deklarimeve tatimore dhe përgatitja/mbyllja e bilancit vjetor.
E hene -e Premte : 08:00-17:00.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Regjistrimi dhe kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes.
- Mbajtja dhe përditësimi i kontabilitetit financiar të kompanisë.
- Përgatitja e pasqyrave financiare mujore dhe vjetore.
- Mbyllja e bilancit vjetor sipas legjislacionit në fuqi.
- Rakordimi i bankës, arkës, klientëve dhe furnitorëve.
- Përgatitja dhe deklarimi i TVSH-së, tatim-fitimit, sigurimeve shoqërore dhe tatimeve të tjera.
- Kontrolli i kontratave dhe situacioneve financiare të projekteve të ndërtimit.
- Ndjekja e pagesave dhe detyrimeve financiare të kompanisë.
- Përgatitja e raporteve financiare për administratën.
- Bashkëpunimi me auditorë, banka dhe institucione shtetërore.
- Menaxhimi i dokumentacionit financiar dhe arkivimit.
- Kontrolli i kostove dhe analizimi i shpenzimeve të projekteve të ndërtimit.
- Përdorimi i programeve financiare/kontabilitetit për raportim dhe analiza.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
- Eksperiencë pune në kompani ndërtimi (preferohet).
- Eksperiencë në mbylljen e bilancit dhe pasqyrave financiare.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe kontabël.
- Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative.
- Njohuri të programeve financiare (Financa 5, Alpha, Bilanc ose programe të ngjashme).
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Aftësi komunikimi dhe pune në grup.
- Integritet dhe korrektësi profesionale.
Preferohet:
- Njohuri mbi menaxhimin financiar të projekteve të ndërtimit.
- Eksperiencë me tendera, preventivë dhe situacione punimesh.