Përshkrimi
Një kompani distribucioni është në kërkim të një Shefe Finance.
Detyrat
- Drejton dhe mbikëqyr proceset financiare dhe të kontabilitetit të kompanisë.
- Përpilon dhe shqyrton raportet financiare.
- Përgatit buxhetet dhe ndjek realizimin e tyre.
- Administron likuiditetin dhe qarkullimin e parasë.
- Kujdeset për respektimin e legjislacionit fiskal dhe rregullave të kontabilitetit.
- Koordinon punën me auditorët dhe institucionet përkatëse.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Financë, Kontabilitet ose në një drejtim të afërt.
- Të zotërojë së paku 3-5 vite përvojë në një rol të ngjashëm.
- Të ketë njohuri shumë të mira mbi legjislacionin fiskal dhe standardet e kontabilitetit.
- Të shfaqë aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
- Të njohë programet financiare dhe paketën Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Ofrohet
- Pagë: 120,000 Lekë neto.
- Kontratë e rregullt pune.
- Mjedis profesional pune dhe mundësi për zhvillim në karrierë.