• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
KMY

Magazinier

KMY
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë3 javë më parëFull Time

Titulli: Magaziniere (2 pozicione)

Përshkrimi:

  • KMY është duke kërkuar 2 Magaziniere.

Detyrat:

  • Mban përgjegjësi mbi mallin e magazinuar në magazinën përkatëse.
  • Është përgjegjës/e për ruajtjen dhe sistemimin e mallrave në ambientet e magazinës.
  • Kontrollon të gjitha furnizimet e mallrave që hyjnë në magazinën përkatëse si dhe komunikon me operatoren e Financës në magazinë për të siguruar regjistrimin e mallrave në sistemin e magazinës.
  • Kontrollon të gjitha daljet/ shitjet e produkteve nga magazina përkatëse dhe krahason sasitë fizike të bëra dalje me dokumentacionin përkatës shoqërues (fatura, fletë dalje etj).
  • Mban dhe organizon ndarjen e produkteve sipas datave të skadencës si dhe informon Drejtorin e Logjistikës për çdo sasi malli për të cilin po afron data e skadencës. Ky kontroll duhet të bëhet periodik sipas mënyrës që ai/ajo organizon punën në magazinë.
  • Siguron ndarjen e saktë të detyrave për punonjësit e magazinës për sistemimin e mallrave, përgatitjen e porosive dhe administrimin e paketimeve dhe materialeve promocionale. Është përgjegjës për përfundimin në kohë të produkteve që shiten si paketime promocionale dhe organizon punonjësit e magazinës për mbarimin në kohë të këtij procesi.
  • Bashkëpunon çdo ditë me operatoren e financës në magazinën përkatëse për të kontrolluar përputhshmërinë e të gjitha regjistrimeve që bëhen në sistem me lëvizjet fizike të mallrave.
  • Sigurohet që kodifikimi dhe vendosja e produkteve në magazinë të bëhen në mënyrën e duhur në mënyrë që identifikimi dhe kontrolli i produkteve të jetë sa më i lehtë.
  • Mban një listë me gjithë barkodet e produkteve dhe njofton operatoren e financës sa herë ka ndryshime të barkodeve gjatë furnizimeve.
  • Monitoron në bazë ditore stokun e magazinës dhe vazhdimisht krahason gjendjen fizike me sasitë në sistem duke kryer inventarizime fizike të produkteve.

Kualifikimet:

  • Duhet të ketë mbaruar minimalisht arsimin e mesëm (Arsimi i lartë përbën avantazh).
  • Preferohet me eksperiencë.
  • Njohuri bazë të kompjuterit.
  • Të ketë aftësi të mira në njohjen e barkodeve dhe punës me to.
  • Njohuri në gjuhë të huaj (Anglisht) do të ishte avantazh.
  • Kandidati/ja duhet të ketë aftësi të mira organizative.
  • Të ketë cilësi të mira të drejtimit të grupit dhe punës në grup.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV