Infermiere Okulistike
Përshkrimi: Klinika jonë okulistike është në kërkim të një infermiereje të përkushtuar dhe pasionante pas profesionit, për t’u bërë pjesë e ekipit tonë mjekësor. Ne vlerësojmë etikën në punë dhe dëshirën për të shërbyer me profesionalizëm ndaj pacientit. Kandidatja e përzgjedhur do të ketë një rol kyç në mbarëvajtjen e klinikës, duke asistuar mjekët oftalmologë në ekzaminimet rutinë, diagnostikimet e specializuara dhe procedurat kirurgjikale, duke garantuar një nivel të lartë kujdesi.
Përfitimet:
- Pagesë Dinjitoze: Pagë fillestare konkurruese, e cila rritet në mënyrë progresive dhe të drejtë paralelisht me zhvillimin tuaj profesional.
- Pagesë për Orët Shtese: Çdo orë jashtë orarit të rregullt likuidohet plotësisht.
- Rritje Profesionale: Mundësi për trajnime dhe specializime brenda fushës së oftalmologjisë.
- Mjedis Dinamik: Një ambient pune bashkëkohor, mbështetës dhe me teknologjinë më të fundit.
Detyrat:
- Asistimi i mjekut gjatë vizitave dhe ndërhyrjeve operatore.
- Përgatitja e pacientëve dhe administrimi i ekzaminimeve paraprake.
- Kujdesi për instrumentet dhe mjedisin e punës sipas standardeve klinike.
- Gjuhët e huaja Anglisht dhe Italisht përbëjnë avantazh.
- Komunikimi korrekt dhe mbështetja e pacientëve gjatë procesit të trajtimit.
- Fleksibilitet në orare.
Kualifikimet:
- Diplomë në Infermieri (Licencë për ushtrimin e profesionit opsionale).
- Pasion për punën dhe gatishmëri për rritje profesionale.
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe gatishmëri për punë në grup.
- Përvoja e mëparshme në okulistikë është përparësi, por jo kusht.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Do të kontaktohet vetëm personat e përzgjedhur.