Përshkrimi
Klimateknika TB2 sh.p.k është një kompani udhëheqëse në treg që vepron në fushën e sistemeve HVAC. Aktiviteti i saj përfshin projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemeve solare termale, si për përdorime civile ashtu edhe industriale, në përputhje me standardet shqiptare dhe europiane të eficiencës së energjisë. Duke u mbështetur në teknologji të avancuar dhe në një ekip teknikësh dhe inxhinierësh me përvojë, kompania ofron shërbimet e saj jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe më gjerë.
Kompania është në kërkim të një Teknik per Sisteme Ngrohje- Ftohje me uje, i cili do të merret me instalimin e materialeve dhe pajisjeve HVAC, Chiller, FanCoil, AHU etj.
Detyrat
Detyrat:
- Realizon instalimin e materialeve që përdoren në sistemet e ngrohje-ftohjes me ujë.
- Kryen montimin e tubacioneve të bakrit dhe të tubacioneve multistrade.
- Kryen instalimin e tubacioneve të çelikut.
- Merret me vendosjen e tubacioneve PPR.
- Instalon pajisjet e sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes.
- Punon me Fancoila, Cillera, Minicillera, Ahu, si edhe me aksesorë të tjerë për sistemet e ngrohje-ftohjes.
Kualifikimet
Kualifikimet:
- Të ketë diplomë të shkollës së mesme profesionale ose certifikatë për sistemet HVAC apo për sisteme të tjera mekanike.
- Të ketë jo më pak se 3 vjet përvojë pune dhe të jetë i njohur me pajisje si: Chiller, FanCoil, AHU, etj…
- Të zotërojë njohuri të mira për sistemet HVAC, si edhe për mënyrën e instalimit dhe funksionimit të tyre.
- Të ketë njohuri për sisteme të tjera mekanike dhe hidraulike.
- Të jetë në gjendje të operojë pajisjet HVAC dhe të zgjidhë problematika apo defekte të ndryshme të tyre.
- Të disponojë patentë drejtimi kategoria B.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe marrëdhëniesh ndërpersonale.
- Të ketë aftësi të mira në organizimin e punës dhe administrimin e kohës.
- Të jetë i aftë të menaxhojë dhe të zgjidhë situata të ndryshme që mund të paraqiten gjatë proceseve të punës.
- Të punojë mirë në grup.