• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
KLIMATEKNIKA TB2 SHPK

Specialist/e Logjistike

KLIMATEKNIKA TB2 SHPK
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë1 javë më parëFull Time

Klimateknika TB2 sh.p.k paraqitet si një kompani udhëheqëse në treg që vepron në fushën e sistemeve HVAC. Aktiviteti i saj përfshin projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes, ventilimit, klimatizimit dhe sistemeve solare termale, si për përdorim civil ashtu edhe industrial, në përputhje me standardet shqiptare dhe evropiane të eficiencës së energjisë. E mbështetur në teknologji të avancuar dhe në një ekip teknikësh e inxhinierësh me përvojë, kompania ofron shërbimet e saj jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe më gjerë.

Kompania është në kërkim të një Specialisti/e të Logjistikës HVAC me profil inxhinierik.

Detyrat

  • Të garantojë lëvizjen e rregullt dhe efikase të mallrave dhe materialeve përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit.
  • Të menaxhojë, zhvillojë dhe zbatojë strategji për përmirësimin e proceseve.
  • Të organizojë, bashkërendojë dhe përmirësojë aktivitetet që lidhen me transportin.
  • Të administrojë marrjen e ofertave, negociatat me furnitorët, përllogaritjen e kostove dhe ndjekjen e pagesave.
  • Të verifikojë dokumentacionin dhe të përcaktojë destinacionin e mallrave të mbërritura.
  • Të ndjekë procedurat e zhdoganimit.
  • Të rakordojë me magazinën për gjendjen ekzistuese dhe nevojat e kompanisë.
  • Të hartojë raporte periodike javore, mujore dhe vjetore.

Kualifikimet

  • Të zotërojë diplomë Master në Inxhinieri, Ekonomi ose në një fushë të afërt.
  • Të ketë të paktën 2 vite përvojë në rolin e specialistit të logjistikës.
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi proceset logjistike dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në Listening, Reading dhe Speaking.
  • Të shfaqë aftësi shumë të mira analitike, menaxheriale dhe komunikuese.
  • Të ketë njohuri të avancuara në përdorimin e paketës Microsoft Office.
  • Të ketë përvojë të mëparshme në përdorimin e programeve për menaxhimin e zinxhirit të furnizimit, me preferencë ODOO.
  • Të ketë aftësi të mira në planifikim dhe administrim të kohës.
  • Të jetë i/e aftë të punojë në ekip.

Ofrohen:

  • Një ambient pune i rehatshëm dhe dinamik.
  • Pagë konkurruese.
  • Mundësi për zhvillim dhe promovim.

Adresa: Rrethrrotullimi i TEG-ut