Përshkrimi
Klimateknika TB2 sh.p.k. është një kompani kryesuese në treg që vepron në fushën e sistemeve HVAC. Veprimtaria e saj përfshin projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemeve solare termale për përdorime civile dhe industriale, në përputhje me standardet shqiptare dhe europiane të efiçiencës së energjisë. Me përdorimin e teknologjive bashkëkohore dhe me mbështetjen e një ekipi teknikësh dhe inxhinierësh me përvojë, kompania ofron shërbimet e saj si në tregun shqiptar ashtu edhe më gjerë.
Kompania po kërkon të angazhojë Specialist/e ERP & Koordinim Projektesh HVAC.
Detyrat
- Hap dhe administron ofertat për klientët ekzistues si edhe për klientët e rinj.
- Hedh në platformë ofertat për sistemet Multisplit dhe Split.
- Regjistron në sistem porositë dhe preventivët për projekte, përfshirë Chiller, VRF, pajisje, linja tubacionesh, rakorderi, materiale ndihmëse dhe çdo përbërës tjetër të nevojshëm.
- Përditëson të dhënat dhe materialet e projekteve sipas nevojave të përditshme të ekipit teknik, duke siguruar përputhjen me ofertën fillestare, korrektësinë e kostove dhe pasqyrimin e çdo ndryshimi në sistem.
- Bashkërendon kërkesat për materiale të projekteve me departamentet përkatëse, me qëllim që materialet e nevojshme të jenë të sakta, të disponueshme dhe të furnizohen në kohë.
- Përgatit preventivë për mirëmbajtje, furnizim ose furnizim me vendosje për pjesë këmbimi.
- Përpunon dhe përmbyll ofertat, harton dokumentacionin përkatës, komunikon me klientët për prezantimin e ofertës dhe ndjek ecurinë e konfirmimit. Gjithashtu organizon procedurat e nevojshme për daljen e materialeve nga magazina.
- Përgatit analiza në format Pivot për porosi të ndryshme dhe harton raporte periodike.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Industriale, Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose në fusha të përafërta.
- Preferohet të jetë mbi moshën 25 vjeç.
- Të ketë të paktën 2 vite përvojë në administrim projektesh, shitje teknike, logjistikë ose menaxhim porosish, me përparësi përvoja në sektorin HVAC ose në industri teknike.
- Të ketë përvojë në përdorimin e sistemeve ERP, ku ODOO konsiderohet avantazh.
- Të zotërojë njohuri të avancuara në Excel dhe në raportim analitik.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
Aftësi Personale
- Të ketë aftësi shumë të mira në organizim dhe në menaxhimin e kohës.
- Të tregojë saktësi dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve.
- Të jetë i/e aftë të punojë në ekip dhe të bashkëpunojë me departamente të ndryshme.
- Të ketë komunikim të mirë me klientë, furnitorë dhe ekipe teknike.
- Të jetë i/e aftë të përballojë volum pune dhe të menaxhojë disa detyra njëkohësisht.