Përshkrimi
Klimateknika TB2 sh.p.k është një kompani udhëheqëse në treg që vepron në sektorin e sistemeve HVAC. Ajo merret me projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes, ventilimit, ajrit të kondicionuar dhe sistemeve solare termale, për përdorime civile dhe industriale, në përputhje me standardet shqiptare dhe europiane të efiçiencës së energjisë. E mbështetur në teknologji bashkëkohore dhe në një ekip teknikësh e inxhinierësh të kualifikuar me përvojë, kompania i ofron shërbimet e saj jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe më gjerë.
Punonjes Pirunist në Magazinë merret me ngarkim-shkarkimin dhe sistemimin e mallrave brenda magazinës, duke zbatuar me saktësi udhëzimet e magazinierit për daljen e mallrave. Pozicioni është i bazuar në Prush -Vaqarr.
Detyrat
- Sistemon dhe organizon mallrat në magazinë me përdorimin e pirunit.
- Merr pjesë në proceset e ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave hyrëse dhe dalëse, duke u kujdesur që ato të ruhen në gjendje të mirë.
- Punon ngushtë me ekipin për të respektuar standardet e sigurisë dhe rregullat e brendshme gjatë ngarkim-shkarkimit.
- Vendos mallrat në magazinë sipas udhëzimeve të magazinierit, në mënyrë që qasja te produktet të jetë e lehtë dhe e shpejtë.
- Kujdeset për etiketimin e saktë të produkteve përmes vendosjes së barcode për identifikim dhe gjurmim.
- Nxjerr mallrat sipas orientimeve të magazinierit, duke ndjekur me përpikëri kërkesat për dorëzim ose përgatitje.
- Ndihmon në përgatitjen e mallrave për transport ose shpërndarje sipas kërkesave të përcaktuara.
- Bashkëpunon me pjesën tjetër të ekipit për të siguruar ecuri të mirë të punës.
Kualifikimet
- Mosha e preferuar është 24-50 vjeç.
- Kërkohet përvojë minimale 1-vjeçare në përdorimin e pirunit.
- Duhet të jetë person i komunikueshëm dhe bashkëpunues.
- Kërkohet korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie.
Adresa: Prush-Vaqar
Transporti sigurohet nga kompania.