• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
KLIMATEKNIKA TB2 SHPK

Menaxher Shitjesh (Profil HVAC)

KLIMATEKNIKA TB2 SHPK
Apliko
ShitjeTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Klimateknika TB2 sh.p.k paraqitet si një kompani udhëheqëse në treg që vepron në fushën e sistemeve HVAC. Veprimtaria e saj përfshin projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemeve solare termale, si për përdorim civil ashtu edhe industrial, në përputhje me standardet shqiptare dhe europiane të efiçiencës së energjisë. Duke u mbështetur në teknologji të avancuar dhe në një ekip teknikësh e inxhinierësh të kualifikuar me përvojë, kompania ofron shërbime jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe më gjerë.

Për të mbështetur planet e saj të zhvillimit, kompania synon të zgjerojë ekipin me pozicionin Menaxher Shitjesh CAC (profil HVAC, Ashensorë).

Ky funksion përbën një rol të rëndësishëm, i cili kërkon kombinimin e njohurive teknike inxhinierike me qasjen strategjike në biznes, me qëllim rritjen e shitjeve. Përgjegjësia kryesore është zgjerimi i portofolit të produkteve në treg nëpërmjet identifikimit të mundësive të reja, marketingut teknik dhe krijimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me kompani ndërtimi dhe subjekte të tjera komerciale apo industriale.

Detyrat

  • Takimet & Prezantime B2B : Planifikon dhe zhvillon takime të vazhdueshme me përfaqësues të kompanive të ndërtimit, menaxherë projektesh dhe subjekte komerciale ose industriale për të paraqitur përfitimet teknike dhe ekonomike të produkteve.
  • Strategji Shitjeje: Harton dhe zbaton strategji shitjeje si edhe plane konkrete veprimi për përmbushjen e objektivave dhe rritjen e pranisë në treg.
  • Identifikimi I partneriteteve: Ndjek dhe evidenton objektet ku mund të integrohen sistemet HVAC dhe ashensorët, si edhe zbulon mundësi të reja bashkëpunimi.
  • Konsulencë Teknike në Terren: Kryen vizita pranë subjekteve për të kuptuar veçoritë e projekteve dhe për të propozuar zgjidhjen më të përshtatshme.
  • Negocimi i Kontratave: E ndjek procesin deri në finalizimin e marrëveshjes, duke garantuar që produkti i përzgjedhur të jetë përfshirë saktë në preventivin e ndërtimit.
  • Bashkëpunim ndërpartamental: Forcon lidhjet e punës mes ekipit të inxhinierëve dhe atij të shitjeve.
  • Rrjetëzimi (Networking): Zhvillon dhe ruan marrëdhënie strategjike me kompani ndërtimi, investitorë, arkitektë dhe inxhinierë projektimi.
  • Feedback-u i Tregut: Analizon kërkesat specifike të tregut dhe ia raporton ato ekipit teknik.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet në Administrim Biznesi ose Marketing.
  • Preferohet të ketë të paktën 2 vite përvojë pune në role të ngjashme.
  • Të jetë mbi 25 vjeç.
  • Të zotërojë mirë gjuhën angleze.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi.
  • Të shfaqë aftësi lidershipi dhe analitike.

Ne ofrojmë:

  • Një ambient pune komod dhe motivues.
  • Mundësi për zhvillim dhe promovim brenda kompanisë ose grupit.
  • Pagesë konkurruese në treg.