• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
KLIMATEKNIKA TB2 SHPK

Content Creator

KLIMATEKNIKA TB2 SHPK
Apliko
Marketing, Media & KomunikimTiranë5 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Klimateknika TB2 sh.p.k. është një kompani e njohur në treg që vepron në sektorin e sistemeve HVAC. Aktiviteti i saj përfshin projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes, ventilimit, ajrit të kondicionuar dhe sistemeve solare termale, si për përdorim civil ashtu edhe industrial, në përputhje me standardet shqiptare dhe europiane të eficiencës së energjisë. Duke u mbështetur në teknologji të avancuar dhe në një ekip teknikësh dhe inxhinierësh me përvojë, kompania ofron shërbimet e saj jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe më gjerë.

Kompania është në kërkim të një Content Creator kreativ dhe të aftë, i cili do të merret me krijimin, zhvillimin dhe administrimin e përmbajtjes digjitale për rrjetet sociale të kompanisë. Kandidati ideal duhet të jetë i përditësuar me zhvillimet më të fundit në marketingun digjital, të ketë aftësi të mira në shkrim kreativ, njohuri bazë në dizajn dhe ndjeshmëri të lartë për estetikë dhe storytelling vizual.

Detyrat

  • Hartimi i përmbajtjes origjinale, duke përfshirë foto, video, reels, stories dhe tekste, për platforma si Instagram, Facebook, TikTok, LinkedIn dhe të ngjashme.
  • Organizimi dhe zbatimi i kalendarit editorial mujor për rrjetet sociale.
  • Mbikëqyrja dhe vlerësimi i performancës së publikimeve, si dhe sugjerimi i përmirësimeve mbi bazën e treguesve si reach, engagement dhe CTR.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e marketingut për zhvillimin e fushatave digjitale të integruara.
  • Përshtatja e komunikimit dhe tonit sipas audiencës së synuar dhe karakteristikave të secilës platformë.
  • Ndjekja e prirjeve të reja kreative, përfshirë memes, reels, challenges dhe formate virale, me qëllim rritjen e ndërveprimit.

Kualifikimet

  • Përvojë e mëparshme në pozicione si Content Creator, Social Media Manager ose role të ngjashme.
  • Njohje të mira të platformave kryesore të rrjeteve sociale dhe të mënyrës si funksionojnë algoritmet e tyre.
  • Aftësi shumë të mira në shkrim kreativ dhe në storytelling.
  • Njohuri bazë në dizajn grafik dhe në editimin e fotove apo videove, si p.sh. Photoshop, Canva, Premiere Pro dhe CapCut.
  • Nivel i lartë kreativiteti dhe aftësi për të zhvilluar ide të reja dhe origjinale.
  • Njohuri themelore mbi analizimin e të dhënave dhe metrikave të rrjeteve sociale.
  • Aftësi për bashkëpunim në ekip, fleksibilitet dhe korrektësi në respektimin e afateve.