Përshkrimi
Klimateknika TB2 sh.p.k renditet ndër kompanitë kryesore të tregut dhe vepron në sektorin e sistemeve HVAC. Veprimtaria e saj përfshin projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes, ventilimit, ajrit të kondicionuar dhe sistemeve solare termale, si për përdorim civil ashtu edhe industrial, në përputhje me standardet shqiptare dhe europiane për eficiencën e energjisë. Duke u mbështetur në teknologji të avancuar dhe në një ekip teknikësh e inxhinierësh me përvojë, kompania i ofron shërbimet e saj jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe më gjerë.
Kompania po kërkon të punësojë një Asistente Shitje ne Showroom (F).
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ofron mbështetje dhe shërbim për klientët në ambientet e Showroom-it.
- Paraqet produktet në mënyrë të kuptueshme, duke shpjeguar edhe veçoritë e tyre teknike.
- Jep përgjigje përmes telefonit dhe platformave të tjera sociale.
- Punon ngushtë me personat përgjegjës të departamenteve për përmbylljen e ofertave.
- Ndihmon në koordinimin dhe administrimin e Showroom-it.
Kualifikimet
Kriteret:
- Duhet të ketë përfunduar angazhimet arsimore.
- Të jetë në moshën 22-35 vjeç.
- Kërkohet të paktën 1 vit përvojë në shitje, shërbim ndaj klientit ose recepsion.
- Vlerësohen njohuritë e fituara në fushën e produkteve HVAC.
- Të ketë paraqitje estetike.
- Të zotërojë aftësi negociuese dhe organizative.
Ofrohet:
- Pagë bazë dhe bonuse.
- Punë me turne të alternuara.
- Mundësi për avancim brenda kompanisë ose grupit.
- Transport i siguruar nga kompania.