Përshkrimi
Klar & Coffee, një kompani e pozicionuar fuqishëm në tregun e kafesë dhe bashkëpunëtore e qëndrueshme për shumë biznese në Shqipëri, po kërkon një Teknik Ekspresi me përvojë të mëparshme për t’iu bashkuar ekipit.
Detyrat
- Vendosja në funksion, servisi dhe riparimi i makinave ekspres të kafesë, si edhe i pajisjeve mbështetëse.
- Kryerja e kontrolleve teknike të rregullta dhe adresimi i problemeve teknike brenda afatit të duhur.
- Mbajtja e raportimeve të vazhdueshme për ndërhyrjet e kryera dhe për gjendjen e pajisjeve.
Kualifikimet
- Së paku 2 vite përvojë në një rol të ngjashëm, me përparësi në fushën e makinave ekspres me kapsula ose të pajisjeve elektro-mekanike.
- Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur çështje teknike, me vëmendje të lartë ndaj hollësive.
- Komunikim i mirë dhe qasje e orientuar drejt zgjidhjes së problematikave.