Përshkrimi
Ame Clinique & Spa synon të angazhojë një Recepsioniste me përgatitje të mirë profesionale dhe përkushtim të lartë, për t’iu bashkuar një ambienti pune bashkëkohor dhe profesional në sektorin e estetikës dhe mirëqenies.
Detyrat
- Të mirëpresë klientët në klinikë dhe t’u ofrojë orientim si në kontakt të drejtpërdrejtë, ashtu edhe përmes telefonit.
- Të organizojë dhe koordinojë terminet e klientëve.
- Të kujdeset për dokumentacionin, pagesat dhe regjistrimet përkatëse.
- Të garantojë një nivel shumë të mirë të shërbimit ndaj klientit.
Kualifikimet
- Së paku +3 vjet përvojë në pozicione të afërta, si recepsioniste ose në shërbim ndaj klientëve.
- Njohuri të gjuhëve të huaja, përfshirë Anglisht, ndërsa gjuhët e tjera konsiderohen përparësi.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe organizim.