• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Klar&Coffee

Koordinatore Porosish

Klar&Coffee
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Klar & Coffee po kërkon një Koordinatore Porosish që do të mbikëqyrë të gjithë procesin e porosive, duke filluar nga pranimi dhe kontrolli i tyre e deri te përfundimi i dorëzimit. Kjo pozitë ka rëndësi të veçantë për të siguruar saktësi në punë, rrjedhshmëri operative dhe një përvojë të mirë për klientët.

Detyrat

  • Pranimi i porosive, verifikimi i tyre dhe regjistrimi në sistem.
  • Kontrollimi i të dhënave të klientëve si dhe i gjendjes financiare përpara se porosia të procedohet.
  • Organizimi dhe bashkërendimi i shpërndarjes në bashkëpunim me ekipin e logjistikës.
  • Mbikëqyrja e porosive deri në momentin e dorëzimit dhe zgjidhja e çdo çështjeje që mund të paraqitet.
  • Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me klientët lidhur me ecurinë e porosive.
  • Administrimi dhe ruajtja e dokumentacionit operativ.
  • Zbulimi i mospërputhjeve ose rreziqeve të mundshme dhe ndërprerja e porosive kur është e nevojshme.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Logjistikë ose në fusha të përafërta.
  • Së paku +2 vite përvojë në koordinim operacional, logjistikë ose shërbim ndaj klientit.
  • Njohje shumë e mirë e përdorimit të sistemeve CRM.
  • Aftësi të larta në komunikim dhe organizim të punës.
  • Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe për menaxhimin e disa proceseve në të njëjtën kohë.
  • Etikë profesionale dhe kujdes i lartë ndaj hollësive.