Pozicioni: Estetiste
Kompania: Ame Clinique & Spa
Përshkrimi:
Ame Clinique & Spa është në kërkim të një estetisteje profesioniste dhe të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë. Kandidatja ideale duhet të ketë eksperiencë në trajtime estetike dhe pasion për kujdesin ndaj lëkurës, duke ofruar shërbim cilësor dhe eksperiencë premium për klientët.
Detyrat:
- Realizimi i trajtimeve profesionale për fytyrën dhe trupin
- Konsultimi i klientëve dhe përcaktimi i trajtimeve të përshtatshme sipas nevojave të tyre
- Aplikimi i protokolleve të trajtimit sipas standardeve të klinikës
- Përdorimi korrekt i pajisjeve dhe produkteve estetike
- Mbajtja e standardeve të larta të higjienës dhe profesionalizmit
- Këshillimi i klientëve për mirëmbajtjen e lëkurës dhe produktet kozmetike
- Ndjekja e trajnimeve dhe përditësimi me teknikat më të reja në estetikë
Kualifikimet:
- Çertifikim profesional në estetikë
- Minimumi 2-3 vite eksperiencë pune në klinikë estetike ose spa
- Eksperiencë me linja profesionale kozmetike (avantazh përbën njohja protokolleve të IS Clinical dhe Elemis)
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe marrëdhënieje me klientët
- Profesionalizëm, korrektësi dhe prezantim i mirë
- Aftësi për të punuar në ekip
- Njohuri të gjuhës angleze
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë në përputhje me ligjin nr. 9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.