Përshkrimi
Klar & Coffee po kërkon një Ekonomiste të kualifikuar që të kontribuojë në proceset financiare dhe të kontabilitetit të kompanisë.
Ky pozicion kërkon saktësi, aftësi organizative dhe përgjegjësi në administrimin e veprimeve të përditshme financiare.
Detyrat
- Evidentimi dhe verifikimi i faturave të shitjes dhe të blerjes.
- Administrimi dhe mbikëqyrja e arkës ditore.
- Hartimi i raporteve financiare në periudha të rregullta.
- Pajtimi i të dhënave financiare me ato kontabël.
- Bashkërendimi i punës me sektorin e financës/kontabilitetit.
- Monitorimi i detyrimeve financiare dhe i afateve përkatëse.
Kualifikimet
- Diplomë në Ekonomi, Financë ose Kontabilitet.
- Të paktën 2 vite përvojë në një pozicion të ngjashëm.
- Njohuri shumë të mira në programin Financa 5.
- Njohuri të mira në kontabilitet dhe në raportimin financiar.
- Përvojë në trajtimin e faturave të shitjes dhe të blerjes.
- Aftësi për menaxhimin e arkës dhe kryerjen e rakordimeve.
- Shkathtësi analitike dhe organizative.
- Korrektësi dhe aftësi për bashkëpunim në ekip.