Agjente Shitjeje
Përshkrimi: Klar & Coffee kërkon një Agjente Shitjeje (Femër) energjike, ambicioze dhe me aftësi shumë të mira komunikimi, e cila do të jetë përgjegjëse për gjetjen e klientëve të rinj dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët ekzistues.
Detyrat:
- Identifikimi dhe sigurimi i klientëve të rinj.
- Mirëmbajtja dhe menaxhimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues.
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve të Klar & Coffee.
- Arritja e objektivave mujore të shitjes.
- Monitorimi i tregut dhe identifikimi i mundësive të reja për shitje.
- Raportimi periodik mbi aktivitetin dhe rezultatet e shitjeve.
Kualifikimet:
- Arsim i mesëm ose i lartë (përparësi fusha e Marketingut, Ekonomisë ose e ngjashme).
- Përvojë e mëparshme në shitje (përparësi në sektorin e produkteve ushqimore ose kafe).
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë, në përputhje me ligjin nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.