Përshkrimi
Klar & Coffee po kërkon një Agjent Shpërndarjeje që do të merret me transportimin, dorëzimin dhe evidentimin e saktë të mallrave te klientët, duke siguruar korrektësi dhe respektim të afateve.
Detyrat
- Të kryejë shpërndarjen e mallrave sipas itinerarit të planifikuar.
- Të lëshojë fatura dhe të regjistrojë pagesat gjatë punës në terren.
- Të dorëzojë arkëtimet dhe të bëjë rakordimin e përditshëm.
- Të verifikojë mallrat dhe inventarin në automjet.
- Të kujdeset për gjendjen dhe mirëmbajtjen e automjetit të kompanisë.
- Të njoftojë për çdo problem që shfaqet gjatë procesit të shpërndarjes.
Kualifikimet
- Të ketë 1–3 vite përvojë në fushën e shpërndarjes ose logjistikës.
- Të posedojë leje drejtimi të kategorisë B, si kusht i domosdoshëm.
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe nivel të lartë përgjegjshmërie.