Përshkrimi
Kid Zone shpk, një kompani e njohur retail që operon në Shqipëri që prej vitit 2011 si pjesë e BALFIN Group, ofron një gamë të gjerë me mbi 30,000 produkte, duke u bërë një markë e konsoliduar që plotëson nevojat e të gjitha grupmoshave. Me 29 dyqane në rajon, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, JUMBO njihet për produkte me cilësi evropiane, shumëllojshmëri të gjerë dhe çmime konkurruese.
Balkan Finance Investment Group (BALFIN) është një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. BALFIN Group operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, duke punësuar rreth 5,000 persona. Aktivitetet e tij përfshijnë pasuritë e paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, bankën, menaxhimin e aseteve, median, arsimin dhe logjistikën. BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, duke ndikuar pozitivisht në komunitete përmes zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Menaxher Dyqani
Departamenti: Retail
Raporton tek: Menaxheri Rajonal
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhje e Pozicionit:
Menaxheri i Dyqanit është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e të gjitha proceseve operacionale dhe vendimmarrjes brenda dyqanit. Roli siguron zbatimin korrekt të standardeve të kompanisë, optimizimin e shitjeve, rritjen e performancës së dyqanit, zhvillimin profesional të ekipit dhe forcimin e prezencës së markës në sytë e klientëve duke ofruar një shërbim të shkëlqyer që tejkalon pritshmëritë e tyre.
Monitoron në mënyrë të vazhdueshme operacionet e të gjitha departamenteve të dyqanit, përfshirë kasat, magazinën dhe sallën e shitjes.
Detyrat
- Siguron arritjen e objektivave të shitjeve përmes menaxhimit efektiv të operacioneve, shërbimit ndaj klientit dhe prezantimit të produkteve.
- Mbikëqyr funksionimin e përditshëm të dyqanit, koordinon ekipin dhe siguron zbatimin e standardeve dhe procedurave të kompanisë.
- Kontrollon stokun në sallën e shitjes dhe në magazinë, monitoron lëvizjet e mallrave dhe kryen porosi për të garantuar disponueshmëri optimale të produkteve.
- Organiz on oraret, trajnon punonjësit, jep feedback dhe mbështet zhvillimin profesional për të përmirësuar performancën e ekipit.
- Mbikëqyr procedurat e arkës, saktësinë e transaksioneve dhe respektimin e standardeve financiare dhe të sigurisë.
- Siguron ekspozimin korrekt të produkteve dhe zbatimin e politikave të merchandising, si dhe saktësinë e çmimeve.
- Siguron një përvojë pozitive për klientët dhe menaxhon ankesat apo situatat problematike.
- Monitoron konkurrencën, përgatit raporte dhe kontribuon në vendimmarrje për përmirësimin e performancës së dyqanit.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Arsim i lartë
- Të paktën dy vite përvojë në menaxhim (eksperienca në Retail përbën avantazh)
- Njohuri të gjuhës angleze dhe/ose gjuhëve të tjera të huaja
- Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office
Kualifikime të tjera:
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxheriale.
- Orientim drejt cilësisë dhe performances
- Integritet i lartë dhe respektim rigoroz i rregullave dhe standardeve.
- Aftësi monitoruese dhe motivuese
- Aftësi për përdorimin efektiv të mjeteve të punës
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup
- Aftësi për të përballuar situata të ndryshme
- Aftësi për të ofruar shërbim efikas ndaj klientit në çdo kohë
Dokumentet e kërkuara
Shënime
- Ky përshkrim i pozicionit nuk është gjithëpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë detyra të tjera në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës.