• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Kid Zone

Sistemuese TEG

Kid Zone
Apliko
ShitjeTiranë1 muaj më parëFull Time

Titulli: Sistemues/e

Kompania: Kid Zone shpk (pjesë e BALFIN Group)

Përshkrimi:
Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.

Profili i Grupit BALFIN:
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Përmbledhja e Pozicionit:
Një Sistemues/e është përgjegjës/e për sistemimin e produkteve në vendet përkatëse sipas standardeve të vendosura nga kompania. Ai/ajo kryen mbushjen e rafteve në mënyrë të vazhdueshme dhe është përgjegjës/e për pastërtinë, si dhe rregullon në mënyrë të vazhdueshme departamentin e tij/saj dhe më gjerë. Asiston në shitjen e produkteve sipas kërkesës së klientit duke ju përmbajtur standartit të shërbimit ndaj klientit me një cilësi të shkëlqyer komunikimi.

Detyrat:

  • Sistemon dhe organizon produktet në dyqan
  • Ndihmon në mbajtjen e stokut dhe furnizimin e vazhdueshëm
  • Siguron paraqitjen e rregullt dhe tërheqëse të produkteve
  • Ofron asistencë dhe informacion për klientët
  • Raporton dhe ndihmon në zgjidhjen e situatave të ndryshme
  • Mbështet trajnimin dhe integrimin e stafit të ri
  • Bashkëpunon me ekipin për mbarëvajtjen e punës

Kualifikimet:

  • Njohja e gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh)
  • Aftësi për përdorimin e mjeteve të punës në mënyrë efikase
  • Aftësi për të njohur dhe shpjeguar produktet
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup

Dokumentet e kërkuara:

  • CV