Kompania: Kid Zone shpk (BALFIN Group)
Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj. Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Një Sistemues/e është përgjegjës/e për sistemimin e produkteve në vendet përkatëse sipas standardeve të vendosura nga kompania. Ai/ajo kryen mbushjen e rafteve në mënyrë të vazhdueshme dhe është përgjegjës/e për pastërtinë, si dhe rregullon në mënyrë të vazhdueshme departamentin e tij/saj dhe më gjerë. Asiston në shitjen e produkteve sipas kërkesës së klientit duke iu përmbajtur standardit të shërbimit ndaj klientit me një cilësi të shkëlqyer komunikimi.