• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Kid Zone

Punetor Magazine

Kid Zone
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë4 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Kid Zone shpk bën pjesë në BALFIN Group dhe vepron në fushën e shitjes me pakicë. Në ambientet e saj ofron produkte të ndryshme për fëmijë, përfshirë lodra, dhurata, libra, artikuj kancelarie, veshje dhe aksesorë të ndryshëm për shtëpinë.

Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group renditet ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. Shtrirja e tij përfshin Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me rreth 5,200 të punësuar gjithsej. Veprimtaria e grupit mbulon zhvillimin dhe administrimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, sektorin bankar, menaxhimin e aseteve, median dhe logjistikën. BALFIN Group vijon të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme dhe ndikon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Përmbledhja e pozicionit: Punëtori i magazinës mban përgjegjësi për menaxhimin fizik të stokut të dyqanit në magazinë, si edhe për funksionimin e përditshëm të saj. Roli përfshin pranimin e furnizimeve, marrjen dhe dërgimin e transfertave, sistemimin e kategorive të produkteve si dhe qarkullimin e mallrave ndërmjet magazinës dhe dyqanit.

Adresa: Magazina Qendrore Jumbo, TLP, pranë Univers City, mbrapa Coca Coles

Detyrat

  • Kujdeset që produktet të ruhen siç duhet dhe të jenë në gjendje të mirë.
  • Merr në dorëzim furnizimet sipas udhëzimeve të përcaktuara.
  • Përgatit porositë që u nevojiten departamenteve.
  • Vendos produktet në rendin përkatës sipas kategorive.
  • Mban ambientin e magazinës të pastër dhe në rregull.
  • Jep ndihmë gjatë shkarkimit të mallit.

Kualifikimet

  • Kërkohet arsim i mesëm.
  • Nevojitet të paktën 1 vit përvojë pune në sistemim ose në magazinë.