Kid Zone shpk bën pjesë në BALFIN Group dhe operon në fushën e shitjes me pakicë, duke ofruar në hapësirat e saj produkte të ndryshme për fëmijë, përfshirë lodra, dhurata, libra, artikuj kancelarie, veshje dhe aksesorë të ndryshëm për shtëpi.
Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group renditet ndër grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në aspektin gjeografik, grupi ushtron aktivitet në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me rreth 5,200 punonjës gjithsej. Veprimtaria e BALFIN Group përfshin zhvillimin dhe administrimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, sektorin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi vijon të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme dhe ndikon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, sjelljes së ideve të reja, hapjes së vendeve të punës dhe investimeve sociale.
Përmbledhja e Pozicionit: Punëtori i magazinës është përgjegjës për menaxhimin e stokut fizik të dyqanit në magazinë, mirëmbajtjen dhe funksionimin operacional të saj. Pozicioni përfshin pranimin e furnizimeve, marrjen dhe dërgimin e transfertave, sistemimin dhe mirëmbajtjen e kategorive, si edhe qarkullimin e mallrave në magazinë dhe në dyqan.
Adresa: Tirana Logistic Park, Tirane-Durres, Highway, km5, Behind Coca-Cola Factory Laknas,Kames, Tirane.