Kid Zone shpk bën pjesë në BALFIN Group dhe operon në fushën e shitjes me pakicë. Në ambientet e saj ofron artikuj të ndryshëm për fëmijë, përfshirë lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të ndryshëm për shtëpinë.
Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group renditet ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shtrirja e tij gjeografike përfshin Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me rreth 5,200 punonjës gjithsej. Veprimtaria e Grupit BALFIN përfshin zhvillimin dhe administrimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, sektorin bankar, menaxhimin e aseteve, median dhe logjistikën. Grupi vijon të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme dhe jep ndikim në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, sjelljes së ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Përmbledhja e Pozicionit: Punëtori i magazinës mban përgjegjësi për stokun fizik të dyqanit në magazinë, si edhe për mirëmbajtjen dhe funksionimin operacional të saj. Roli përfshin pranimin e furnizimeve, marrjen dhe dërgimin e transfertave, sistemimin dhe mirëmbajtjen e kategorive, si dhe qarkullimin e mallrave në magazinë dhe në dyqan.