Titulli i punës: Operatori i Sigurisë
Kompania: Kid Zone shpk (pjese e BALFIN Group)
Përshkrimi:
- Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të ndryshëm për shtëpinë.
- Operatori i Sigurisë është përgjegjës për garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për konsumatorët dhe punonjësit, si dhe për monitorimin e ambienteve të dyqanit dhe magazinës. Ai/ajo siguron funksionimin korrekt të sistemeve të sigurisë, ndjek zbatimin e procedurave të brendshme dhe merr masa për parandalimin e vjedhjeve, incidenteve dhe rreziqeve të ndryshme.
Detyrat:
- Siguron një mjedis të sigurt për klientët dhe stafin
- Monitoron sistemet e sigurisë dhe pajisjet përkatëse
- Zbaton dhe kontrollon procedurat e sigurisë në të gjithë dyqanin
- Menaxhon hyrjet, vizitorët dhe situatat e dyshimta
- Parandalon dhe trajton rastet e vjedhjeve
- Monitoron masat kundër zjarrit dhe emergjencat
- Informon dhe udhëzon stafin mbi sigurinë
- Menaxhon situata të papritura dhe mbështet operacionet sipas nevojës
Kualifikimet:
- Arsim i mesëm
- 6 muaj – 1 vit eksperiencë në pozicion të ngjashëm
- Njohuri bazë kompjuteri
- Njohja e një gjuhe të huaj (avantazh)
- Leje drejtimi klasa B
Aftësi:
- Aftësi të mira komunikimi
- Aftësi për përdorimin e mjeteve të punës në siguri
- Aftësi për marrje vendimesh dhe zgjidhje problemesh
- Aftësi për punë në ekip dhe bashkëpunim
- Aftësi për të ndjekur dhe zbatuar procedurat
- Gatishmëri për orare fleksibël
Dokumentet e kërkuara: