Kasier/e
Përmbledhje e pozicionit:
Një Kasier/e është përgjegjës/e për menaxhimin e përditshëm të arkës së vet në përputhje me vlerat dhe politikat e kompanisë dhe të Grupit. Duhet të sigurojë saktësi në procesin e pagesës, të japë informacion të duhur dhe të ofrojë shërbim të jashtëzakonshëm ndaj klientit me buzëqeshje, dashamirësi dhe sjellje profesionale.
Përshkrimi i kompanisë:
- Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group, e specializuar në shitje me pakicë të artikujve për fëmijë (lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë). BALFIN Group është aktiv në disa vende të Ballkanit dhe më gjerë, me rreth 5,000 punonjës, dhe merret me zhvillimin e pasurive të patundshme, shitje me shumicë dhe pakicë, banking, media dhe logjistikë.
Detyrat:
- Skanon produktet me saktësi dhe menaxhon pagesat; bën mbylljen e kasës dhe dorëzimin e lekëve në fund të turnit.
- Siguron sigurinë e arkës (kyçje, akses, program).
- Informon menaxhimin për probleme, ankesa apo avari teknike.
- Ofron shërbim cilësor ndaj klientit dhe menaxhon proceset e ndërrimit sipas procedurave.
- Mban arkën dhe ambientin të pastër dhe të rregullt.
- Sistemon dhe rimbush produktet në zonën e arkës sipas udhëzimeve.
- Bashkëpunon me stafin dhe departamentet e tjera.
- Asiston në trajnimin e punonjësve të rinj.
Kualifikimet:
- Edukimi: Arsim i mesëm apo i lartë.
- Eksperienca e punës përbën avantazh.
Aftësi të tjera:
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
- Aftësi për të operuar me programet bazë të kasës.
Dokumentet e kërkuara: