Kid Zone shpk bën pjesë në BALFIN Group dhe operon në fushën e tregtisë me pakicë, duke ofruar në pikat e saj një gamë të gjerë artikujsh për fëmijë, përfshirë lodra, dhurata, libra, materiale kancelarie, veshje dhe aksesorë të ndryshëm edhe për shtëpinë.
Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group përfaqëson një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të konsoliduara në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Veprimtaria e grupit shtrihet në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me rreth 5,000 të punësuar gjithsej. Fushat ku operon përfshijnë zhvillimin dhe administrimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, sektorin bankar, menaxhimin e aseteve, median dhe logjistikën. BALFIN Group vijon të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme dhe ndikon në përmirësimin e jetës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Përmbledhja e pozicionit: Pozicioni i Kasier/eje ka në fokus administrimin e përditshëm të arkës personale në përputhje me vlerat dhe politikat e kompanisë dhe të Grupit. Gjatë procesit të pagesës, kjo rol kërkon saktësi dhe korrektësi, dhënie të informacionit të duhur dhe ofrim të një shërbimi shumë të mirë për çdo klient, me sjellje profesionale, dashamirësi dhe buzëqeshje.
Aftësi të tjera: