Kid Zone shpk bën pjesë në BALFIN Group dhe operon në fushën e shitjes me pakicë, duke ofruar në ambientet e saj një gamë të gjerë artikujsh për fëmijë, përfshirë lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të ndryshëm për shtëpinë.
Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group konsiderohet ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. Shtrirja e tij përfshin Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me rreth 5,000 të punësuar gjithsej. Veprimtaria e grupit mbulon zhvillimin dhe administrimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, sektorin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Rritja e vazhdueshme e BALFIN Group shoqërohet me ndikim në përmirësimin e jetës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Përmbledhja e Pozicionit: Roli i Kasier/e përfshin administrimin e përditshëm të arkës personale në përputhje me vlerat dhe politikat e kompanisë dhe të grupit. Gjatë procesit të pagesës, kjo pozitë kërkon saktësi dhe korrektësi, dhënie të informacionit të duhur si dhe ofrim të një shërbimi të shkëlqyer për çdo klient, me buzëqeshje, mirësjellje dhe profesionalizëm.
Aftësi të tjera: