Përshkrimi
Kid Zone shpk, një kompani e njohur retail që operon në Shqipëri që prej vitit 2011 si pjesë e BALFIN Group, ofron një gamë të gjerë me mbi 30,000 produkte, duke u bërë një markë e konsoliduar që plotëson nevojat e të gjitha grupmoshave. Me 29 dyqane në rajon, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, JUMBO njihet për produkte me cilësi evropiane, shumëllojshmëri të gjerë dhe çmime konkurruese.
Balkan Finance Investment Group (BALFIN) është një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. BALFIN Group operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, duke punësuar rreth 5,000 persona. Aktivitetet e tij përfshijnë pasuritë e paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, bankën, menaxhimin e aseteve, median, arsimin dhe logjistikën.
Pozicioni: Deputy Store Manager
Departamenti: Retail
Raporton tek: Menaxheri i Dyqanit
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhje e Pozicionit:
Deputy Store Manager është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e të gjitha proceseve operacionale dhe vendimmarrjes brenda dyqanit. Roli siguron zbatimin korrekt të standardeve të kompanisë, optimizimin e shitjeve, rritjen e performancës së dyqanit, zhvillimin profesional të ekipit dhe forcimin e prezencës së markës në sytë e klientëve duke ofruar një shërbim të shkëlqyer që tejkalon pritshmëritë e tyre.
Detyrat
- Mbikëqyr funksionimin e përditshëm të dyqanit, koordinon ekipin dhe siguron zbatimin e standardeve dhe procedurave të kompanisë.
- Kontrollon dhe administron stokun në sallën e shitjes dhe magazinë, monitoron lëvizjet e mallrave dhe kryen porosi për të siguruar disponueshmëri optimale të produkteve.
- Organizon oraret e punës, trajnon punonjësit, jep feedback dhe mbështet zhvillimin profesional për të përmirësuar performancën e ekipit.
- Mbikëqyr procedurat e arkës, saktësinë e transaksioneve, shpenzimet e dyqanit dhe respektimin e standardeve financiare dhe të sigurisë.
- Siguron ekspozimin korrekt të produkteve, zbatimin e politikave të merchandising dhe saktësinë e çmimeve në dyqan.
- Siguron përvojë pozitive për klientët dhe menaxhon ankesat apo incidentet.
- Përgatit dhe dërgon raporte mbi performancën e dyqanit, produktet dhe tregun sipas kërkesave të menaxhimit dhe departamenteve qendrore.
- Monitoron konkurrencën dhe bashkëpunon me departamente të ndryshme për përmirësimin e performancës së dyqanit.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Arsim i lartë
- Të paktën dy vite përvojë në menaxhim (eksperienca në Retail përbën avantazh)
- Njohuri të gjuhës angleze dhe/ose gjuhëve të tjera të huaja
- Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office
Kualifikime të Tjera:
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxheriale.
- Orientim drejt cilësisë dhe performances
- Integritet i lartë dhe respektim rigoroz i rregullave dhe standardeve.
- Aftësi monitoruese dhe motivuese
- Aftësi për përdorimin efektiv të mjeteve të punës
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup
- Aftësi për të përballuar situata të ndryshme
- Aftësi për të ofruar shërbim efikas ndaj klientit në çdo kohë
Shënime
Ky pershkrim i pozicionit nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates.