Kid Zone shpk është një kompani e njohur në tregtinë me pakicë, e pranishme në Shqipëri që nga viti 2011 si pjesë e BALFIN Group. Ajo ofron mbi 30,000 produkte dhe është kthyer në një markë të konsoliduar që u shërben nevojave të grupmoshave të ndryshme. Me 29 dyqane në rajon, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, JUMBO dallohet për produkte me standard evropian, shumëllojshmëri dhe çmime konkurruese.
Balkan Finance Investment Group (BALFIN) renditet ndër grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. Grupi vepron në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me rreth 5,000 të punësuar. Veprimtaria e tij përfshin pasuri të paluajtshme, tregti me shumicë dhe pakicë, bankë, menaxhim asetesh, media, arsim dhe logjistikë. BALFIN Group vijon zgjerimin e tij në mënyrë të qëndrueshme dhe jep ndikim pozitiv në komunitet përmes zhvillimit ekonomik, hapjes së vendeve të punës, inovacionit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Deputy Store Manager
Departamenti: Retail
Raporton tek: Menaxheri i Dyqanit
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhje e Pozicionit:
Roli i Deputy Store Manager mbulon drejtimin dhe koordinimin e proceseve operative dhe të vendimmarrjes brenda dyqanit. Kjo pozitë ka për qëllim të garantojë zbatimin e saktë të standardeve të kompanisë, të mbështesë optimizimin e shitjeve, të nxisë rritjen e performancës së pikës së shitjes, të kontribuojë në zhvillimin profesional të stafit dhe të forcojë praninë e markës në perceptimin e klientëve përmes një shërbimi cilësor që i tejkalon pritshmëritë. Gjithashtu, kjo pozitë ndjek në mënyrë të vazhdueshme punën e të gjitha departamenteve të dyqanit, duke përfshirë kasat, magazinën dhe sallën e shitjes.
Kërkesat:
Kualifikime të Tjera:
Ky përshkrim i rolit nuk i përfshin domosdoshmërisht të gjitha përgjegjësitë. Punonjësi mund të angazhohet edhe në detyra të tjera të lidhura me këtë pozitë, nëse ato përputhen me nevojat e organizatës.